Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Reshjet e shiut shembin urën e gurtë historike të Hoshtovës në Zagori të Gjirokastrës

Filed under: Arkeologjia,Kultura |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ura e gurtë historike e Hoshtovës në Zagori të Gjirokastrës është shembur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtyre dy ditëve.

Lajmi është publikuar nga Prof.Besnik Aliaj, i cili përmes një shënimi në rrjetin social Facebook; shkruan se para një muaji ngriti alarmin për rrezikimin e shembejs së kësaj ure për shkak të amortizimit dhe sipas ekspertëve shirat e radhës do të ishin fatale për të.

Aliaj tregon se qeveria vendore, rajonale dhe qëndrore e injoruan. Sipas tij, ministria e linjës dhe ekspertët rajonalë të saj çuditërisht dhanë garanci se ura nuk ka shans të shembet.

Mirëpo, ditën e sotme, ura me vlera historike dhe praktike nuk ekziston më…

“Historia dhe trashëgimia jonë lokale e kombëtare ka një pasuri të çmuar më pak! Ky është mallkim që vjen nga kllapia e shoqërisë dhe mos-vëmendja totale e autoriteve! Nuk kam fjalë të shpreh trishtimin dhe protestën!”,-citohet nga shënimi i tij në Facebook.