Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, zbulohet një ‘vampir’ në varrezën e lashtë romake

Filed under: Arkeologjia,Kultura |

Një “varrim vampir”, i zbuluar në një sit romak arkeologjik në Itali, është një provë e praktikave të lashta të varrimit në vend. Ky lloj varrimi synonte ndalimin e ngritjes së të vdekurit nga varri.Trupi i një fëmije 10-vjeçar është varrosur ritualisht me një gur në gojë, ndoshta nga frika se do të kthehej për të përhapur sëmundjet në komunitetin e tij.I njohur në vend si “Vampiri i Lugnanos”, provat e mbledhura nga eshtrat tregojnë se fëmija ishte i infektuar me malarien në kohën e vdekjes.Arkeologu i UA, David Soren u shpreh:
Kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë. Është jashtëzakonisht e tmerrshme dhe e çuditshme .”

Zbulimi, që tregon më shumë rreth ritualeve të varrimit asokohe, u bë në një vilë romake të braktisur që u shndërrua në një varrezë në mesin e shekullit të pestë.Në këtë vend mbaheshin të gjitha foshnjat dhe fëmijët që u prekën nga shpërthimi vdekjeprurës të malaries. Ajo quhet ‘La Necropoli dei Bambini’, ose ‘Varreza e Foshnjave’.Varreza daton që në shekullin e pestë kur një shpërthim vdekjeprurës i malaries përfshiu gjithë Italinë qendrore. Skelet “vampir”, seksi i të cilit nuk dihet, është fëmija më i vjetër i identifikuar deri më tani në këtë vend.