Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Muzika klasike shqiptare

Filed under: Muzika |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Palokë Kurti - nga Pjerin SheldijaPalok Kurti (1860 – 1920) krijoi “Marshin e Bashkimit Shqiptar” ne 1878. Kjo ishte ne nje kohe kur muzika klasike shqiptare kishte akoma nje rruge te gjate perpara. Kurti ishte nje muzikant amator, kengetar, instrumentist dhe kompozitor i mbrujtur me muziken popullore te qytetit te tij, Shkodren. Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para te saj drejt profesionalizmit, gjate dekades se dyte te shek te 20.

Iniciatori kryesor i saj ishte prifti franceskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

Megjithate fale punes se Gjokes dhe muzikanteve te tjere te asaj kohe, Shkodra u be qendra me e rendesishme e jetes muzikore ne Shqiperi, gjate periudhes midis dy lufterave boterore e sidomos pas luftes se dyte. Aty u formua orkestra e pare dhe grupet korale. Keto veprimtari me vone u perhapen dhe ne qytete te tjera si Korca. Si rrjedhim, Shkodra u be qendra e edukimit te disa prej perfaqsuesve me te shquar te gjenerates se pare te kompozitoreve per periudhen e dyte te 1900.

Preng Jakova (1917-1969) studioi per clarinet ne Konservatorin “Santa Cecilia” te Romes, kryesisht shkruajti muzike vokale. Me operat e tij “Mrika” (1958) dhe me pas “Skenderbeu” (1968), ai eshte bere i njohur si themeluesi i operes ne Shqiperi. Si kompozitor me nje shpirt lirik, ai kompozoi nen influencen e tradites se operes italiane te shekullit te 19. Ai perdori stilin belcanto, te nderthurur me intonacione te muzikes se kengeve dhe valleve shqiptare.

Nuk ka asnje dyshim qe kompozitori me i njohur ne Shqiperi eshte Çesk Zadeja (1927-1997), gjithashtu i lindur dhe rritur ne Shkoder, i cilesuar gjithashtu si ‘babai i muzikes klasike shqiptare’. Zadeja mbaroi shkollen per kompozim ne Konservatorin “P.I. Tchaikovsky” ne Moske dhe qe prej 1956 deri ne fund te jetes se tij, ai e zhvilloi aktivitetin e tij artistik ne Tirane. Ai ishte nje prej themeluesve te Konservatorit te Muzikes, Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Gjithashtu i rendesishem eshte kontributi i tij ne themelimin e Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe mesimdhenia e tij ne kete institut per 30 vjet. Nen drejtimin e tij perfunduan me sukses studimet ne kete institut figura te njohura te muzikes klasike shqiptare. Zadeja me repertorin e tij te muzikes zgjeroi kufijte e muzikes klasike shqiptare, pasi ai kompozoi sinfonine e tij te pare ne 1956. Ai gjithashtu kompozoi dy balete, disa pjese per koncerte instrumentale dhe orkester, disa sinfoni, disa sonata, muzike per trio dhe kuartet etj. Kompozimet e Zadese dallohen per nje teknike te larte dhe per nje integrim ne te, te strukturave intonuese te ritmit dhe timbrit te muzikes me te njohur popullore shqiptare.