Andon Zako Çajupi

Filed under: Letersia |

AZcajupiPoet i shquar dhe patriot. Lindi ne Sheper te Zagorise me 1866. Ne Nivan beri nje pjese te shkolles se mesme, te cilat i plotesoi ne nje lice fracez ne Egjipt, ku jetonte i ati. Me 1887, pasi beri nje vizite ne Sheper, e fundit per te, Cajupi shkoi ne Zvicer. Atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit te drjtesise. Ne Kajro, ku u vendos per gjithnje, punoi per nje fare kohe si avokat. Nga fundi i shek XIX mori pjese gjallerisht ne levizjen patriotike shqiptare. Ne rrethet e gjera atdhetare u be i njohur me nje artikull qe shkroi ne kuadrin e diskutimit rreth ceshtjes se alfabetit ne te cilin doli kunder adoptimit te alfabetit grek per gjuhen shqipe. Me 1909 botoi shkrimin e njohur “Klubi i Selanikut”, nje pamflet dermues kunder armiqve te brendshem te levizjes kombetare shqiptare. Patriotizmi i flakte dhe qendrimi i prere ndaj pushtuesve te huaj e nxoren Cajupin ne krye te patrioteve qe vepronin ne Egjipt. Me 1919 u zgjodh kryetari i shoqerise “Vellazeria” me qender ne Kajro. Qe frymezuesi dhe njeri nga hartuesit e memorandumit qe shqiptaret e Egjiptit i derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise. Me 1920 themeloi “Shoqerine e Miqve”.
Pothuaj ne te njejten kohe me veprimtarine atdhetare Cajupi u mor dhe me letersine. Me 1902 botoi librin “Baba Tomorri” nja nga veprat me te shquara te letersise se Rilindjes. Ne pjesen e pare dhe te dyte te librit jane rradhitur vjersha me temen e dashurise dhe ate patriotike; vjershat me teme shoqerore dhe fabulat e shqiperuara jane perfshitre ne pjesen e trete te librit, qe mbyllet me komedine e njohur “Katermbedhjete vjec dhenderr”. Vjersha e gjate “Baba Tomorri” me te cilen hapet permbledhja, eshte nje thirrje per shqiptaret qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e roberuar. Disa nga krijimet e tij me te shquara patriotike jane: “Memedheu”, “Shqipetar”, “C’jemi?…, Ku kemi lere?”, “Vaj”, “Besa-besen”, “Atdheu dhe Dashuria”, etj te tjera vjersha me teme shoqerore jane: “Fshati im”, “Kurbeti”, “Fyelli i bariut”, Misiri”, “Varferia dhe Liria” etj. Vjershat “Sulltani”, “Punerat e Perendise”, “Greku dhe Shqiptari” dallohen per elementin satirik. Rreth viteve 1903-1905 Cajupi perfundoi poemen “Baba Musa Lakuriq”, qe mbeti doreshkrim. Poeti ne kete veper perdori elementet biblik per te percjelle idete e tij.
Ne historin e letersise shqiptare, Cajupi eshte dalluar dhe si dramaturg. Vend te vecante zene sidomos komedite e tij “Katermbedhjetevjec dhender” dhe “Pas vdekjes” (shkruar me 1910, botuar me 1937) me te cilat solli nje ndihmese me vlere ne zhvillimj e ketij lloji ne letersine shqiptare. Penes se Cajupit i perket dhe tragjedia “Burri i dheut” (botuar me 1937)
Cajupi u mor edhe me perkthime. Pervc nje varg vjershash dhe fabulash qe botoi ne “Baba Tomorri”, me 1921 botoi “Perralla te zgjedhura te vjershetarit te madh La Fontenit”. Me 1922 u botua “Lulet e Hindit” permbledhje me vjersha te poeteve indiane.
Cajupi vdiq me 1930.