Godinë e re për Arkivin Qendror të Shtetit, do të strehojë 48 826 kuti arkivimi

Filed under: Kultura |

48 826 kuti arkivimi të Arkivit Qendror Shtetëror do të strehohen së shpejti në një godinë të re në Shkozë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur procedurat e tenderimit për ndërtimin e saj, që do të jetë edhe vendruajtja e dokumenteve të AQSH-së.Sa i takon fondit limit të planifikuar për këtë investim, ai kap vlerën e mbi 164 milionë lekëve. Godina do të jetë dykatëshe dhe do të ketë një sipërfaqe prej 1843 m2, të dhëna të cilat janë bërë publike më herët nga kryeministri Edi Rama.Operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 21 shtator 2018. Ndërkohë, lidhur me kohëzgjatjen e kontratës, është parashikuar një periudhë kohore prej 24 muaj që prej nënshkrimit të saj Projekti, i cili do të zbatohet ne vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut synon të krijojë një ambient të përshtatshëm për ruajtjen e dokumenteve të paraardhësve në kushte bashkëkohore me standarde europiane.