Statuja 9500-vjeçare mund të ketë një mesazh për njeriun modern

Filed under: Arti |

Shkencëtarët gjermanë janë pranë deshifrimit të një mesazhi të koduar në statujën e drunjtë më të lashtë në botë, që daton 9500 vjet parë, i cili sipas tyre i drejtohet njeriut modern.Statuja e quajtur Shigir është 2 herë më e lashtë se piramidat e Egjiptit dhe është ruajtur e paprekur si të ndodhej në një ‘kapsulë të kohës’ në skajet perëndimore të Siberisë.Tani shkencëtarët rusë mendojnë se kjo statujë fsheh një informacion të koduar mbi krijimin e botës, një mesazh për njeriun modern nga epoka e gurit. Ekspertët thonë pranë deshifrimit të mesazhit të fshehur në idhullin e drunjtë, që është një shembull mahnitës i fuqisë krijuese të njeriut antik. Rezultatet përfundimtare të këtij studimi mendohet të dalin në shkurt ose mars të vitit 2015.Statuja prej druri me lartësi 2,8 metër (origjinali ka qenë 5,3 metër i lartë), llogaritet të jetë 4000-5000 vjet më e vjetër se monumenti më i njohur britanik Stonehenge.
2 metër nga statuja gjigante humbi gjatë trazirave ruse të shekullit të 20, thotë arkeologu Siberian Vladimir Tolmachev. Ornamentet e vetme të statujës janë një mori informacionesh të koduara të cilat kanë mbetur të panjohura për njeriu modern, por sipas shkencëtarëve, shenjat e gdhendura në të mund të jenë shenja të veçantë të diçkaje të rëndësishme.statuja

statuja1

statuja2

statuja3Sipas arkeologes ruse Svetlana Savchenko, idhulli i drunjtë tregon historinë e krijimit të botës sipas botëkuptimit të njeriut të epokës së gurit.