Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Video” Stockholm Suedi, kamioni shtyp kalimtaret , skenar terrorist si ne France ?

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1491572795suediNjë kamion është përplasur me një supermarket sendesh luksoze në qendër të Stockholmit këtë të premte, ngjarje që ka shënuar sipas medieve suedeze 3 viktima. Ndërsa njerëzit e ndodhur pranë vendngjarjes vraponin të alarmuar nga paniku.

Rrjeti suedez “SVT” njoftoi edhe për të shtëna në vendin e sulmit, kurse agjencia suedeze e lajmeve “TT” informoi mbi disa persona të larguar me urgjencë me autoambulanca nga vendngjarja.

Pamjet e drejtpërdrejta televizive të ngjarjes tregonin tymin që dilte nga mapoja “Ahlens”, në rrugën “Drottninggatan”, me të cilën u përplas kamioni. Dy rrjet dyqanesh është pjesë e një zinxhiri të gjerë tregtar suedez. Ndërtesa përfshinte disa dyqane në vazhdën e rrugës.

“Ishim brenda një dyqani këpucësh dhe dëgjuam diçka të pazakontë, e më pas njerëzit nisën të bërtisnin të shokuar”, tha një dëshmitar i identifikuar si Jan Granroth për “Aftonbladet”. “Hodha vështrimin jashtë dyqanit dhe pash një kamion të madh të përplasur”.

Policia suedeze konfirmoi se kamioni ishte drejtuar mes turmës së njerëzve dhe dyqaneve, por nuk konfirmon raportet për të shtëna. Policia, përmes një deklarate tha se “ka raportime për të plagosur, por nuk kemi ende detaje sesa janë dhe sa prej tyre në gjendje të rëndë”.

Ndërkohë, kryeministri suedez Stefan Lofven tha se gjithçka nga vendngjarja tregon se kamioni i përplasur me rrjetin e dyqaneve përbënte një “sulm terrorist”. Ai shtoi se një person është arrestuar pas kësaj ngjarjeje që tronditi Stockholmin.