Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Vetëvritet në burg sipërmarrësi italian, ekzekutoi një muaj më parë dy shtetas kosovarë

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

itali1-300x217Vrasësi italian i dy punëtorëve kosovarë 35 ditë më parë në qytezën e Fermanos, është vetëvrarë në burgun e Askolit.Këtë mëngjes, pak pas orës 4, gardianët kanë zbualuar trupin e pajetë të Xhanluka Çiferit, i cili ishte vetëvarur në qelinë e tij. Ish-sipërmarrësi kishte ekzekutuar pasi kishte qëlluar me pistoletë më 15 shtator kosovarët Mexhmedin Mustafa, 38 vjeç dhe Valdet Avdyli, 26 vjeç. Që të dy marangozë në profesion, kishin qënë punëmarrës në biznesin e Çiferit.Ngjarja kishte si shkak një borxh prej 20 mijë eurosh në paga të vonuara. Nga sa kishte deklaruar në prokurori, ish-sipërmarrësi e kishte kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi dy kosovarët e kishin kërcënuar, teksa njëri prej tyre mbante edhe një sëpatë.Por gjatë hetimit është vërtetuar se kosovarët kishin tentuar të fitonin të drejtën edhe disa herë të tjera, nëpërmjet kërkesës së mbështetur edhe nga sindikata ku bënin pjesë.