Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Uragani “Irma”, shkatërrime të pallogaritshme nga stuhia

Filed under: Kronika e zeze |

Uragani Irma vazhdon të shkatërrojë gjithçka që gjen para. Pas përmbytjeve masive në Miami ku të paktën 4 persona humben jetën, stuhia e fuqishme ka zbarkuar në bregun perëndimor të Floridës.Shefi i menaxhimit të emergjencave tha se numri i viktimave mund të rritet.Dëmet që shkaktoi Irma në një pjesë të Floridës janë të pallogaritshme.

Rreth 4 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa një pjesë e Miamit është ende nën ujë.
Ekipet e shpëtimit po i japin ndihmë mijëra njerëzve të bllokuar, shumica e tyre në automjete. Shumë pemë janë shkulur që nga rrënjët, ndërsa rrugët kryesore janë kthyer në lumenj. Të paktën 2 mijë fluturime u anuluan.

Stuhia po humb gradualisht fuqinë e saj, por serish mbetet e rrezikshme.Uragani Irma, u cilësua nga presidenti I SHBA-ve Donald Trump si një përbindësh i madh. Ai ka miratuar dhe një plan emergjence për të gjithë të prekurit në Florida.Para goditjes shkatërrimtare në Florida, uragani shkaktoi ne Kube përmbytje e dëme të pallogaritshme në zonat bregdetare dhe ne Havana.