Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shpëtoi dy të miturat, nëna do t’i mbyste në lumin Seman

Filed under: Kronika e zeze |

Dy motra binjake 6-vjeçare do të ishin mbytur, nëse pranë lumit Seman nuk do të ndodhej një 30-vjeçar që po peshkonte.Admir Murataj pa sesi nëna e dy vajzave tentoi t’i mbyste ato, pasi më parë kishte djegur edhe banesën e bashkëjetuesit të saj.

“Isha këtu kur pash të vinte një grua me dy fëmijë, te cepi i urës aty matanë. Duke kaluar ngadalë, u hodh menjëherë në lumë. Një vajzë e kishte në krahë, tjetrën e kapte prej flokësh, e po tentonte të zhytej në ujë. Shkova me vrap, hoqa telefonin nga xhepi, u zhyta, sepse thellësia mund të jetë mbi 3 metra, notova dhe i hoqa nga duart një nga vajzat. Tjetrën e kishte kapur prej flokësh, e kishte zhytur në ujë. Arrita ta nxjerr, por kishte pirë shumë ujë lumi. I bëra frymëmarrje artificiale pasi e nxora dhe për fat e shpëtova. Më tej hyri një qytetar tjetër, më tutje, për të nxjerrë gruan nga lumi. Edhe pasi doli, gruaja tentoi t’i merrte sërish fëmijët për t’i mbytur me thonj. Njoftova menjëherë policinë”, thotë peshkatari Admir Murataj.

Pasditen e së martës, Rudina Kishta dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj, Trifon Gjika, e mbrëmjen e po asaj dite, 42-vjeçarja tentoi të mbysë në ujërat e lumit Seman dy vajzat e mitura dhe veten e saj.Gjykata e la në burg, ndërsa ajo tregoi se të gjitha veprimet i kishte bërë për shkak se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte edhe konsumues i rregullt i alkoolit.