Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Roskovec, tragjedia e skamjes: Prindërit murosin veten dhe vajzën 8 vjeçe. Kërkohet ndërhyrja e Policisë

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

roskovec-660x330
Roskovec. Dy muaj pas portës së lidhur me zinxhirë. Probleme shëndetësore të prindërve, nëna me një gji pas operacionit, i ati në depresion pas vështirësive ekonomike ku borxhi ndaj CEZ prej 45.000 lekësh bashkë me kamatat shkoi 75.000 edhe pse për 6 muaj kompania ua hoqi lidhjen ashtu në errësirë borxhi rritej…

Ata sot janë ngujuar në banesën e tyre në një nga lagjet e Rokovecit, ku nuk pranojnë as të afërmit dhe as një ndërhyrje nga jashtë. Prej dy muajsh pas portës së lidhur me zinxhirë jetojnë dy prindër me shëndet mendor tashmë në dyshim dhe një fëmijë 8 vjeç. Kryetarja e bashkisë e alarmuar ka rilidhur energjinë elektrike për këtë familje dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Tre javë heshtje nga policia. Asnjë ndërmjetësim profesionistësh, përveçse disa tentativave të të afërmve që i thërrasin te gardhi..

Njëzet ditë më parë mësuesi jep alarmin

Tre jetë rrënohen pas një porte të mbyllur me zinxhirë…dy prindër janë vetëngujuar në banesën e tyre bashkë me një vogëlushe 8 vjeç prej dy muajsh pohon motra e kryefamiljarit Kozma Kola, e cila banon në një mëhallë me vëllezërit, aty në lagjen një të Roskovecit.’

Alarmi u dha nga mësuesi kujdestar i vajzës i cili konfirmoi mungesëne gjatë në shkollë. Pas vitit të ri Ola Kola nuk shkoi më në shkollë. Drejtoresha e shkollës informoi me shkresë kryetaren e bashkisë Roskovec duke hequr edhe përgjegjësinë zyrtare. Nuk ka shërbim psikosocial të shkollës që të ketë patur kontakt me prindërit apo vajzën. Madje edhe punonjëses sociale të bashkisë nuk ja kanë hapur portën.

Kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi ka kërkuar ndihmë te Kryqi i Kuq disa ushqime që mbetën te porta tre javë më parë..dhe zyrtarisht policisë ndërhyrje por heshtje asnjë reagim.

Njerëzit e përflasin historinë e familjes si një histori pa dritë në fund të tunelit. Mëria e 57-vjeçarit Kozma Kolës me njerëzit jashtë mureve të shtëpisë nisi kur borxhi i dritave rritej e rritej dhe ai në këtë martesë të dytë nuk arriti të krijonte të ardhura…tashmë baba i katër fëmijëve tre djemve nga martesa e parë në emigrim dhe vajzës së vogël nga martesa e dytë ju shtua shëndeti i keq i së shoqes. Liza pas një operacioni mbeti menjë gji dhe me vajzën dy vjeçe ata e kishin të vështirë të përballonin mjerimin. Banesa është e familjes,një kulm me vëllanë tjeter.

Pasi lë pas rrugën kryesore me bashkinë e Roskovecit, punonjësja sociale Pavlina Braho të tregon me dhimbje shqetësimin për fatin e tre njerëzve të familjes Kola. Mbërrijmë në një rrugice dhe pas portës me teneqe e kallama duket një oborr i ngushtë. Midis portës së mbyllur me zinxhirë dhe derës së heshtur të banesës janë varur ca batanije të hirta dhe atje te cepi i dritares ndërsa halla i thërret shfaqet portreti i trembur i vajzës. Vetëm pak çaste…as një minutë një portret fëmije me fytyrë të bardhë e sy qielli të ngrirë pa shprehje…vetëm shohin nga pas xhamit dhe pastaj perdja beze e bardhë nuk lejon më asnjë detaj…

Halla e vajzës së vogël Vasilika Kandari me lot në sy flet e flet se si ta ndihmoj familjen e të vëllait. Ajo tregon se bën përpjekje të mblidhnin disa lekë për të larë borxhin e dritave me motrat dhe vëllezërit e tjerë…nuk arritën..aq më keq pasi i ndërprenë dritat për 6 muaj. Errësirë dhe ftohtësi. Pas ndërhyrjes disa ditë më parë dritat janë për pak kohë..gjithçka do të paguhet kamatat rriten..

Kohët e fundit gruaja e Kozmait Liza Kola e sëmurë me krahun e ënjtur nuk shkonte dot as te mjeku i familjes aty ato thonë se recetës i mungonte herë data herë vula. Ajo s arriti dot në kohë të plotësonte dokumentacionin e kemp/it duke humbur të vetmet të ardhura..

Faji i zinxhirëve …

Ata janë të izoluar…askush nuk e di c ndodh brenda atyre mureve…

Portreti i ngrirë i vogëlushes të akullson shpresën se prindërit e saj janë mendërisht mirë…Dikush duhet të ndërhyjë fort./syri.net