Raporti i tmerrshëm/ Abuzimet seksuale të priftërinjve me fëmijët, si u mbuluan nga drejtuesit e kishës

Filed under: Kronika e zeze |

Qindra priftёrinj Katolikё nё Pensilvani kanё ngacmuar seksualisht mё shumё se 1000 fёmijё dhe zyrtarё tё lartё tё kishёs, pёrfshirё kёtu dhe kryepeshkopin e Washington D.C. e mbuluan kёtё skandal.Njё raport i lёshuar tё Martёn zbulon sjelljen e tmerrshme tё priftёrinjve si psh. larja e gojёs sё tё miturve me ujё tё bekuar pёr t’i “pastruar” pasi ishin detyruar tё bёnin seks oral me klerikёt e kishёs ose abuzimi i njё djali i cili detyrohej tё pozonte i zhveshur si Jesuzi ndёrkohё qё priftёrinjtё e tjerё bёnin fotografi pornografike.

Priftёrinjtё i shenjonin se cilёt fёmijё ishin abuzuar duke i dhёnё atyre kryqe prej floriri pёr t’i vёnё nё qafё si varёse.Raporti 800 faqёsh u referohet mё shumё se 300 priftёrinjve nё 6 dioqeza ku fёmijёt janё pёrdhunuar, dehur dhe janё detyruar tё performojnё për krijimin e materialeve pornografike qё prej viteve 1950-tё.Kardinali Donald Wuerl qё tani drejton dioqezёn e Washingtonit, ishte midis drejtuesve tё lartё tё klerit qё bёri njё sy qorr ndaj abuzimeve.

Numri i vёrtetё i fёmijёve tё abuzuar mund tё jetё me mijёra pasi shumё viktima kanё frikё tё dёshmojnё, tha juria.Raporti 886 faqёsh pёrmban shembuj tё tmerrshёm tё abuzimeve:Njё prift qё urdhёron njё djalё tё mitur tё lajё gojёn me ujё tё bekuar pasi e ka detyruar tё performojё seks oral Njё prift qё pёrdhunoi njё vajzё 7-vjecare nё spital pasi kishte hequr bajamet. Njё rreth pedofilёsh qё rrihnin me kamzhik djem tё mitur dhe lejonin te tjerё t’i pёrdhunonin kundrejt njё pagese. Njё prift qё u lejua tё udhёtonte nё Walt Disney World me njё rekomandim tё shkёlqyer nga kisha pasi kishin hedhur poshte akuza tё abuzimit seksual tё tij.

Njё prej priftёrinjve qё abuzonte me djemtё, mohoi tё kishte ngacmuar seksualisht vajzat sepse “Ato nuk kanё penis.”Shumica e viktimave janё djem, por ka edhe disa vajza. Sipas raportit, drejtuesit e kishёs fshehёn abuzimin duke thёnё se prifёrinjtё thjesht “po luanin” me fёmijёt.Prokurori i pёrgjithshёm tha se peshkopёt e kishёs i mbuluan abuzimet. “Ata i lejuan priftёrinjtё tё qёndrojnё aktivё pёr 40 vjet,” tha ai

Duke pёrshkruar “pёrdorimin e besimit si armё” pёr tu mbyllur gojёn viktimave, prokurori solli disa shёmbuj ku priftёrinjtё i “mёsonin fёmijёve se abuzimi jo vetёm ishte normal por ishte dhe i shenjtё,”
Njё vajze tjetёr, pasi u pёrdhunua nga disa priftёrinj, i’u tha se kjo “ishte mёnyra e Zotit pёr tё treguar dashuri.”Pasi njё vajzё e mitur mbeti shtatzanё, njё nga priftёrinjtё e coi atё nё njё klinikё aborti, thotё raporti.Zyrtarё tё lartё tё dioqezёs, pёrfshi kёtu dhe peshkopё “shpesh i dekurajonin viktimat nga raportimi nё polici ose hapnin njё hetim tё brendshёm tё manipuluar pa i raportuar krimet kundёr fёmijёve autoriteteve tё duhura.”