Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nga Shpërthimi i fuqishëm në Ankara, mbeten 28 të vdekur 61 te plagosur

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

88320385_c76b23c9-c914-43b2-94aa-95b516dc384c-620x348Ka shkuar në 28 numri i personave që humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Ndërsa të plagosur janë rreth 61 njerëz.

Sipas medieve ndërkombëtare, një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

Gjithashtu, thuhet se ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu anuloi një vizitë të planifikuar për në Bruksel dhe deklaroi se qeveria është e angazhuar për të zbardhur deri në fund këtë incident tragjik. Ndërsa zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen një “akt terrorist”.