Misteri i kufomave te peshkatarëve në Vlorë

Filed under: Kronika e zeze |

17499173_1712112152414978_2002677453637098550_nMediat italiane kanë dhënë lajmin sot të gjetjes në Shqipëri të kufomave të Sante Lanzilloti dhe Francesko De Blasi, dy italianëve, peshkatarë amatorë, në ujërat e Vlorës si dhe faktin që ata tashmë janë idenfitikuar.

Por trupat që dyshohen të mbytur, mbartin me vete misterin e zhdukjes dhe shumë të tjerë:

“Historia nuk e ka ende një fund, – shkruan Quotidianodipuglia – Hetimet vazhdojnë. Sepse ka pyetje për largimin e tyre në një moment të pazakontë nga Santa Sabina, për të marrë një anije të fuqishme nga një person i tretë dhe pa marrë rrjetat e peshkimit, telefonata dhe shpjegimi i palës shqiptare.

Nuk ka asnjë gjurmë të barkës, me të cilën ata kanë kaluar detin, me sa dukej për peshkim. Familjarët e tyre ende pyesin veten se ç’mund të ketë ndodhur.

Drama filloi pasditen e 14 marsit. Sipas hetimeve, dy burrat u lanë pas portin e Torre Santa Sabina për herë të fundit të martën. Rreth orës12, De Biasi me makinën e tyre ka arritur Lanzilotti-n. më pas, sëbashku, janë drejtuar për në qytetin bregdetar Carovigno.

Në barkën e peshkimit të De Biasit ishin të gjitha mjetet e punës, kurse Lanziloti nuk e kishte një të tillë. Një barkë e e gjatë 6 metra me ngjyrë të bardhë, me një shirit blu anash dhe me motorrë të fuqishëm. Biseda e fundit me tokën ka qënë atë natë, kur De Blasi ka telefonuar pronarin e barkës duke i thnënë “Ndihmë, se po mbytemi!”.

Dhe këtu kontaktet ndërpriten. De Biasi dhe Lanzilotti duhet të kenë qenë vetëm atë mbrëmje. Pastaj heshtje. Hetimet janë duke vazhduar për të ndërtuar atë që mund të ketë ndodhur. Të nesërmen, familja e Di Biasit ka nisur të frikësohet për zhdukjen e tij dhe të shokut të tij.