Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ja kush janë personat e zhdukur në Shqipëri, që s’janë gjetur akoma .

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ata janë pjesë e një liste të gjatë emrash të zhdukur pa nam e nishan, por që sigurisht midis tyre ka edhe nga ata, zhdukja e të cilëve nuk ka kaluar pa bujën mediatike.
Remzi Hoxha është më i famshmi. Ai është zhdukur 20 vite më parë dhe ende familja nuk ka një varr ku ta vajtojë. Thuhet se u vra nga Shërbimi Informativ Kombëtar, por ende edhe sot nuk ka asnjë person të dënuar me vendim të formës së prerë për këtë ngjarje.
remzi-hoxha-300x160

Irena Seli, u zhduk në tragetin Trieste-Durrës, në dhjetor 2004. Vetëm një vit më parë, me kërkesë të djalit të saj Bruno Musha, Gjykata e vendosi në listën e personave të zhdukur. Hetimet e Policisë kishin vërtetuar se Irena Seli kishte hipur në tragetin e linjës Trieste-Durrës, por nuk rezultonte të kishte zbritur, ndaj dyshimet kanë mbetur për një vrasje e cila ka mbetur e pazbuluar.
irena-seli-300x255

Bleona Mata u zhduk në vitin 2010. Ajo jetonte në fshatin Zapod të Kukësit dhe humbi gjurmët në moshën 6 vjeçare. Shumë dyshime për të afërmit e saj si të implikuar në këtë ngjarje të mistershme, por edhe sot Policia nuk ka ende një autor për ngjarjen.
bleona-mata

Anton Prendi, 47 vjeç, ish polic në Fushë Krujë u nis për punë ditën e 9 gushtit 2012, por që nga ajo ditë askush nuk di të thotë se cili është fati i tij.
anton-prendi

Julian Çela, djali 10 vjeçar i ish-nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela u zhduk në rrethana të paqarta 30 nëntorin e vitit 2012. Edhe pse në mars 2013, pedofili Ardjan Përrenjasi, pranoi se e kishte vrarë dhe më pas hedhur trupin e Julian Çelës në fushën e mbetjeve në Sharrë, kjo gjë nuk u vërtetua kurrë. Ndërkohë që më vonë vetë Çela u mësua të ketë thënë se e kishte pohuar një gjë të tillë në presionin e policisë.
julian-cela1-300x181

Renato Hamza, 21 vjeç, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”, i cili ushtronte profesionin e këngëtarit në klubet e natës, humbi gjurmët natën e 20 qershorit 2014. Familjarët e tij hodhën dyshimet te një histori dashurie që djali kishte pasur në adoleshencë. Të dielën e 29 Qershorit, Renato kishte pasur përgjatë gjithë ditës telefonata, që për nënën e tij, ishin të dyshimta. E ëma e tij Silvana Hamza tregon se duke qenë i angazhuar në netët live të bareve dhe restoranteve, dy djem i kanë telefonuar të birit përgjatë gjithë ditës, duke i thënë se donin ta takonin pasi ishin pronarë lokalesh.
“Atë natë kur mbaroi ndeshja me Holandën djalin tim e telefonuan 2 persona, kishin që në 6 pasdite që e telefonin. Ai u tha që nuk vi, por ata këmbëngulnin hajde se do pimë një kafe. Ai për respekt doli me telefon në vesh, tha do vi se do shof ndeshjen në darkë. Atë natë djali u zhduk. Sipas telefonatës thanë jemi dy pronarë lokalesh, kur djalin tim e kishin parë pastaj në fund të pedagogjikes me një makinë, e prisnin këta dy persona bashkë me ish-të dashurën që ka patur djali im. Ajo më thoshte mua djalin tënd do ta vras që ti mos e gëzofsh djalin tënd.”- u shpreh nëna e Renatos.
renato-hamza-300x203

Enver Stafuka, u rrëmbye shkurtin e vitit 2015 në qendër të Fushë-Krujës, përballë kamerave të sigurisë nga persona të veshur me uniformave të Policisë së Shtetit. Ai dyshohej si një nga personat që mundësoi gjetjen e makinës me të cilën u vra komisar Dritan Lamaj. Edhe pse kanë kaluar 1 vit nga rrëmbimi, Enver Stafuka është në listën e personave të zhdukur edhe sot.
stafuka-300x165