Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Itali, shqiptarja vret të dashurin dhe i djeg trupin

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

polizia-carabinieri-620x318Një krim makabër në Itali ka për autore një grua shqiptare. Corrado Vantini, 59 vjeç, me profesion hidraulik, është vrarë me thikë dhe më pas trupit të tij i është vënë flaka. Mediat italiane shkruajnë se autorja e vrasjes është Teuta Mihali, 65 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur më 9 mars në Marina Di san Nicola (Ladispoli). Çifti është parë të mbërrijë në zonë me një furgon dhe vetëm pak minuta më pas, gruaja ka dalë e vetme nga mjeti. Mihali e ka goditur 59-vjeçarin italian me një thikë kuzhine. Të dy kishin një lidhje me shumë konflikte dhe mendohet se burri donte të ndahej prej saj.Krimi është dokumentuar nga pamjet e kamerave të instaluara në zonë, pamjet e të cilave shfaqin gruan teksa largohet ndërsa trupi i burrit është në flakë.