Hyjet e Bulqizes ne flake digjen dhjetera hektare .

Filed under: Kronika e zeze |

4_bulqizeDy vatra zjarri janë konstatuar mesditën e kësaj të shtune në pyjet e fshatit Zerqan dhe Valikardhë, të njësisë administrative të Zerqanit.Të ndihmuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje.Fillimisht zjarret janë zbuluar nga fermerët, të cilët kanë njoftuar Bashkinë e Bulqizës dhe repartin e zjarrfikësve. Këta të fundit, të ndihmuar edhe nga banorët e zonave, kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.Para ndërhyrjes flakët, të ndihmuara nga era, ishin përhapur me shpejtësi duke arritur deri në 200 metra larg shtëpive të fshatit Zerqan, duke dëmtuar toka dhe kullota pranë tyre.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë së Bulqizës për të verifikuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ky është rasti i tretë brenda një jave që në këto zona vërehen vatra zjarri.