Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Horror në Vlorë, 41-vjeçari i pret dorën me sëpatë adoleshentit

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velcë në Vlorë.Një 18-vjeçar është plagosur rëndë, pasi një bashkëfshatari i tij i ka prerë dorën me sëpatë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë autori i ngjarjes së rëndë është Bako Zenelaj, 41 vjeç, banues në fshatin Velcë,Vlorë.

Arrestimi i tij është kryer për arsye se në fshatin Ramicë, Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta,(kullota) ka goditur në dorë me sëpatë, R.L.,18 vjeç, duke e plagosur rëndë dhe është larguar menjëhere nga vendi i ngjarjes.Reagimi në kohë dhe mirorganizimi i punës policore ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin në kohë të këtij shtetasi.Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.