Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Forca e Ligjit” në Fier, sekuestrohen 1 milion euro pasuri

Filed under: Kronika e zeze |

Një shtetasi nga Fieri i janë sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.Është vendosur sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e 50-vjeçarit Vangjel Ziaj. Sipas policisë, ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.Ndër pasuritë e paluajtshme është kompleksi i shërbimeve “Pelikani”, i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier.