Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

E fundit/ Naftëtarët në protestë: Nuk ikim pa marrë lekët

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë, ku kërkojnë pagën e prapambetur të nëntorit dhe sigurimet shoqërore.

Kërkesat e tyre që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë. Përfaqësuesit e sindikatave të naftëtarëve dhe një përfaqësues nga punëtorët po diskutojnë me Ministrin Gjiknuri.

Protestuesit janë shprehur se nuk largohen nga protesta pa marrë pagesat e tyre. Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit që morën rrugëtimin drejt Tiranës paraditen e së mërkurës, 27 dhjetor 2017, kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që naftëtarët protestojnë për pagat. Edhe në Maj 2016 ata protestuan përballë parlamentit në Tiranë, por problemi i tyre ka mbetur ndër vite i pazgjidhur.