Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Cmenduri ne Egjipt , 4 vjecari denohet me burgim te perjetshem .

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1455902179ceki
Një 4-vjeçar në Egjipt është dënuar me burgim të përjetshëm për krimet që i ka kryer ende pa festuar ditëlindjen e dytë.

Ahmad Mansour Karni është shpallur në kërkim nga policia egjiptiane për katër vrasje, 8 tentativa për vrasje dhe dëmtim të pronës publike.

Ende nuk dihet se si Ahmed ka përfunduar në gjyqin që kishte 115 të pandehur. Të gjithë janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda që besohet të kenë ndodhur në fillim të vitit 2014.

Një teori është se 4-vjeçari mund të ketë të njëjtin emër me një të rritur, por ngatërresa është bërë me certifikatat e lindjes.

Ahmed është dënuar në mungesë, ndërsa zyrtarët nuk e kanë vënë re se bëhet fjalë për nje person që kur ka kryer krimet e supozuara nuk ka qenë më i madh se 2-vjeç.

Avokati mbrojtës i 4-vjeçarit, Faisal al-Sayd, ka deklaruar për “Jerusalem Post” se ky vendim vërteton se juria as nuk e ka lexuar fare çështjen.

Rasti ka bërë bujë në Kairo, ndërsa avokati Mohammed Abu Hurira tha se “nuk ka drejtësi në Egjipt, pasi vendi drejtohet nga një tufë të çmendurish”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që drejtësia egjiptiane “skuqet nga turpi” për shkak të vendimeve absurde, pasi në vitin 2014 dy meshkuj u dënuan me vdekje, pavarësisht se ata kishin vdekur prej vitesh.