Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Apeli lë në burg, ish-ministrin Spiro Ksera. Deklarata bombë në sallën e gjyqit

Filed under: Kronika e zeze |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

spiro-gjykateTIRANE- Ish-ministri Spiro Ksesa ka bërë një deklaratë të fortë në sallën e gjyqit kur Apeli vendosi të mos ia ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në burg. “Po diskriminohem për shkak të kombësisë greke”,­ ka thënë ai ish-ministri para gjyqtarëve, prokurorit dhe avokatit.

Relator i çështjes Gramoz Levanaj dhe anëtarët e trupit gjykues Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri nuk morën parasysh anikimin e avokatëve për ta lënë me detyrim paraqitje ish-ministrin e Punës Spiro Ksera.

Spiro Ksera u arrestua të premten e 30 janarit në Dervican të Gjirokastrës, pasi Prokuroria kishte lëshuar fletëarrest me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Ai u arrestua për korrupsion dhe abuzime me tenderët, në një vlerë prej 306 milionë lekësh të vjetra. Ksera ka mohuar të gjitha akuzat teksa arrestimin e tij e cilësoi politik.TIRANE- Edhe pse ka qenë një zyrtar i lartë dhe ka mbajtur detyrën e ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera dërgohet me pranga në duart në Gjykatën e Apelit. Trupa shoqëruese ka transportuar Kserën nga paraburgimi në sallën e gjyqit me masa të larta sigurie dhe me pranga.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe padia është bërë nga Erion Veliaj i cili mori detyrën pas tij në 2013 në Ministrinë e Punës.

Sot në Apel ai kërkoi, pasi Shkalla e Parë e ka lënë në masën “arrest me burg”.

Trupa gjykuese kryesohet me relator Gramoz Levanaj dhe me gjyqtare Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri.

Avokati Genc Gjokutaj ka kërkuar që gjykimi ndaj klientit të tij Spiro Ksera, të bëhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje

Ksera dhe disa ish zyrtarë të ministrisë që ai drejtonte, në vitin 2013 akuzohen se kanë shpërdoruar rreth 300 milionë lekë për 6 aktivitete.