Veterani 94-vjeçar, zbulon sekrete të tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore

Filed under: Intervista |

veret
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, 94-vjeçar ka bashkëbiseduar me njerëz të ndryshme në Reddit AMA, së bashku me ndihmën e nipit të tij dhe ka bërë të ditur fakte tepër interesante në kohën kur shërbeu si rreshter i stafit të inteligjencës amerikane prapa linjave naziste.

John Cardinalli ishte betuar të ruaj fshehtësitë për 65 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka vendosur të marrë pjesë në Reddit për të shpjeguar kohën e tij me zyrën amerikane të shërbimeve strategjike. OSS-ja ishte paraardhëse e CIA-s, e dedikuar për koordinimin e spiunazhit dhe mbledhjen e informacioneve prapa linjave të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Cardinalli nuk pati mundësi të tregonte historinë e tij derisa FBI-ja dhe CIA, deklasifikuan misionin e tij në vitin 2008. Tani, duke kuptuar rëndësinë historike të rolit të tij, Cardinalli ka shkruar librin “65 vite sekret”, ku zbulon rolet e tij gjatë luftës.

Në AMA, Cardinalli ka shpjeguar se si i është bashkuar OSS-it:

“U futa në OSS derisa isha në një mision këmbësorie në Karolinën e Veriut, dhe atje pashë një shenjë në të cilën shkruante ‘Burri kërkohet për detyra të rrezikshme, duhet të dijë kodin e Morsit dhe duhet të flasë një gjuhë të huaj’, gjë që unë flisja rrjedhshëm gjuhën italiane”, ka deklaruar Cardinalli.

Ky është përshkrimi i rolit të tij:

“Roli im ishte të jem agjent prapa linjave të armikut, duke mbledhur informacione dhe t’ia kumtoja forcave aleate. Kam qenë mjeshtër në kodin e Morsit, gjuhë kjo e koduar me të cilën kemi komunikuar mes vete”.

Kam punuar me një ekip të vogël që ishte i grupuar në dysh. Emri i koduar i këtij ekipi quhej “Holandezi”. Të gjithë pjesëtarët e grupit kishin detyra dhe emra të veçantë. Për shembull, ne kishim “çiftin e martuar” të emëruar si Jack dhe Jill.

Beteja për Bulge. Ekipi ynë ishte ndarë dhe komunikonim me njëri-tjetrin me radiolidhje. Secili prej nesh është dashur të improvizoj që të mbijetojmë për dy ditë.

Beteja e Bulge ishte një nga ofensivat e fundit gjermane në Evropën Perëndimore kundër aleatëve, gjatë së cilës forcat amerikane bartën barrën e sulmit. Kjo ishte beteja më e madhe dhe më e përgjakshmja, në të cilën Shtetet e Bashkuara morën pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.