Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Stresi kryefjala e diteve te sotme…

Filed under: Intervista,Opinion |


Nga: Malvina Kocllari

Jeta e secilit prej nesh eshte mbushur jo vetem me momente te bukura, por edhe me momente te veshtira, me probleme te ndryshme, qe shoqerohen me prezencen e stresit. Stresi ne vetvete nuk eshte nje semundje e mirefillte por eshte nje gjendje. Nje gjendje qe ditet e sotme trajtohet si semundje e cila, ndryshe nga semundjet e tjera , e ka origjinen tek mardhenia e subjektit me detyren apo sfiden, tek mardhenia virtuale e subjektit me boten, tek menaxhimi I energjive dhe informacioni nga subjekti.Prezenca e tij ne jeten tone shkakton ndikime nga me te ndryshmet dhe mendoj se eshte e rendesishme te informohemi per shkaqet e stresit, ndikimet, pasojat e tij dhe me cdo elementbqe ka lidhje me te.Per kete arsye , kam vendosur te trajtoj kete teme.
Kam paraqitur nje kendveshtrim te pergjithshem rreth stresit, cfare eshte ai, teknikat relaksuese te stresit, si mund te eleminohet stresi. Te gjitha keto elemente do te na ndihmojne te kemi nje ide me te pergjithshme rreth stresit.
Ketu trajtohen ceshtjet qe kane lidhje me ndikimin e stresit, rreziqet qe ai shfaq ne jeten tone, tipet e streseve dhe menyrat se si mund te reduktohet stresi.

-Si mund te vetevleresojme stresin tek vetja jone?

Nje menyre e mire per te vleresuar stresin qe mund te kemi , eshte qe te kryejme disa pyetje me veten tone si :
Cilet faktore ndikojne ne ciklin e jetes qe mund te kontribuojne ne rritjen e stresit?
Cilat probleme ne pune, ne familje dhe ne jeten personale shkaktojne stres?
Koha ne dispozicion, a eshte e mjaftueshme?
Kam ndonje shenje stresi?
Si mund te mbulohen dhe te zhduken shenjat e stresit?

-Simptomat e stresit.
Disa nga shenjat e stresit jane:
Zemerimi
Vetevleresim I ulet
Dhimbje koke dhe stomaku
Rebelim
Anoreksi
Pakenaqesi ndaj botes.

-Stresi ne jete dhe shkalla e ndikimit te tij.
Njerez te moshave, profesioneve, te intelektevete ndryshme dendur ne jeten e tyre e perdorin fjalen “Stres’ per te karakterizuar nje gjendje te vecante psikoemocionale te tendosur ose te mbingarkuar, kur ballafaqohemi me mjedisin rrethues te tyre. Ne te vertete, ne shumicen derrmuese te rasteve, perdorimi I ketij termi eshte jo I gjetur mire. Per hir te tradites dhe per te evituar “ stresin” e termave ngaterrues do ta respektojme dhe do ta perdorim fjalen stres per te pershkruar dhe gjendjet e tendosjes dhe te mbingarkimit. Termi “ stres” eshte futur ne mjekesi nga Hans Selye per te pershkruar pergjigjen e organizmit kur mbi te ushtrohet ndonje veprim prej shkaktareve te ndryshem te mjedisit rrethues. Megjithate kur perdorim termin “stres’ njerezit e zakonshem nuk kane parasysh as Seyler as teorine e tij mbi stresin. Njeriu eshte nje sistem I hapur ne ekuiliber dinamik me mjedisin rrethues.

-A do mund te jetonim pa stres?
Perkundrejt shumices se pikpamjeve qe e konsiderojne stresin si nje fenomen te demshem, njeriu nuk mund te ekzistoje ne mungese te ekzistoj ne mungese te stresit sepse nuk mund ta ruaj ekujlibrin me mjedisin rrethues.Ne qofte se njeriut I kemi hequr stresin I kemi hequr atij bazen e jetes.Por kur stimujt stresor behen te shumte, intensiv ose te zgjatur nr kohe, atehere pergjigjja e organizmit behet gjithnje e me e dobet dhe ne organizem mund te lindin semundje te ndryshme. Ne kohen tone shume njerez duke perfshire mjeket dhe psikologet, ankohen per stres ne punen e tyre.Pothuaj cdo njeri qe mendon se ka nje rol ne shoqeri, qe synon per nje pozite te respektuar, ne kolektivin ku jeton, ankohet me ze te larte per stres ne jeten e tij. Sa me i madh te jete admirimi dhe prestigji, aq me I madh eshte dhe stresi.Ngjarja e perjetesuar si stres nuk eshte e thene te jete vetem vuajtje shkaktuese(distres), por ajo mund te jete dhe burim kenaqesie (eustres).Prej lindjes deri ne vdekje njeriu dhe stresi jane nje binom I pandashem.

-Disa teknika qetesuese per stresin.
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit
shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve.
Shpreh ndjenjat. Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
Bëj diçka që të kënaq. Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
Qendra relaksimi. Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime pëe qetësimin e muskujve, mesazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
Aktivitete që njihen pak. Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizmit, të meditosh, praktiko ushtrim imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dijnë të bëjnë humor.
-Si reagon njeriu ndaj stresit?
Kur nje stimul shkakton stres, njeriu perpiqet te eleminoje ose stimulin ose gjendjen e shkaktuar prej tij. Ndonese mund te menjanojme nje pjese te stimujve stresore, largimi I plote I tyre eshte I pamundur. E ndersa ky menjanim eshte I pamundur , modelimi I pergjigjjes se tyre duket se mbetet fusha kryesore e perpjekjeve per te eleminuar stresin. Pervoja dhe shprehite jane nje mekanizem qe na ndihmojne per tu orientuar ne situata te reja duke pakesuar stresin. Futja ne veprim e mekanizmave mbrojtes, sic jane : sublimimi, racionalizmi, intelektualizmi e te tjere, ndihmon per te reduktuar permasat e stresit.
Me qene se stresi shpesh lind si rrjedhoje e te menduarit irracional dhe alogjike, riorganizimi I percepsioneve dhe i te menduarit mund te ndihmoje ne perballimin e stresit. Se fundmi, konsultimi me psikologet ose mjeket, perdorimi I mundshem I barnave ankthheqes mund te jene nje menyre e perkohshme per te perballuar stresoret dhe efektin e tyre mbi organizmin.

-Disa teknika per te shmangur stresin e panevojshem.
Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë
Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjellsjes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetës kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
Mbaj afër miq të mirë. Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror.
Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë,që të jenë sa më të këndshëm për syrin.
Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë nëse nuk mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën e një profesionisti.

-Tipet e stresit.
Ekzistojne dy tipe stresi: eustresi dhe distresi.
Jo te gjitha format e stresit jane negative. Fjala eustres perdoret per te pershkruar stresin pozitiv. Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.
Distresi është stresi negativ.Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.
Stresi eshte dicka qe nuk lejon trurin te mendoje apo te veproje ne lidhje me dicka. Ekzistojne njerez qe jane mesuar te jetojne me stres. Njerezit qe jane mesuar te jetojne me stresin e zakonshem ia dalin me sukses ta mundim ate dhe gjithashtu t”ia dalin te parandalojne tensionin qe shumicen e njerezve do ta vendoste ne gjendje paniku.
Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi, kontrolli apo sfide.
PRANOJENI STRESIN SI NJE SFIDE DHE DO T”IA DILNI MBANE ME TE.

-Si t’I rezistosh stresit.
Per te gjithe personat qe deshirojne te reduktojne stresin,por nuk dine se si ta arrine kete gje, arehere duhet te marrim parasysh disa elemente te rendesishem sic jane:
Duhet te dish cfare nevojitet.
Krijo nje ambient pune te rehatshem per vete.
Percakto kufij ne kohen tende.
Negocio me familjen ne lidhje me kohen qe te duhet per tu clodhur.
Praktiko nje teknike clodhese, relaksuese.
Vendose kohen ne veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jeten tende.
Humori mund te sheroje shpejt dhe pa dhimbje.
Inteligjenca emocionale mund te te ndihmoje te reduktosh stresin dhe ne te njejten kohe do te te ndihmoje te ecesh perpara ne jete.
Duhet te kesh largpamesine per te kuptuar problemin qe po te vjen.
Duhet te kesh dhe kompleksin mendor qe te lejon te punish ne grup dhe jo ne menyre individuale.
Duhet te kesh aftesine per te komunikuar mire duke I motivuar njerezit te te ndihmojne qe puna te behet dhe keshtu zhvillohet edhe inteligjenca emocionale e sidomos aftesia per te njohur vetveten e kombinuar me vetkontrrollin e ben cdo drejtues me te fuqishem.

-Stresi , nje sherbetor I mire, por nje mjeshter I keq.
Ky kerkim eshte bere per te ndihmuar te gjithe ata njerez qe behen me stres nga puna apo nga problemet e ndryshme. Duhet qe t”u themi ketyre njerezve qe stresi eshte nje sherbetor I mire , por nje mjeshter I keq, mos lejoni t”ju kontrolloje, duhet t”a perdorni stresin per perfitimet tuaja, prandaj mos e lejoni t”ju lendoje. Rralle ndodh qe njerezit te kene sukses ne raport me dicka nese nuk kane deshiren per te dale suksesshem. Mos harroni “ MJEKIMI I VETEM I MELANKOLISE ESHTE VEPRIMI”. Stresi eshte dicka qe nuk e lejon trurin te mendoje apo te veproje ne lidhje me dicka.

-Disa menyra per te larguar stresin.
Frymemarrje e thelle: 3 sekonda frymemarrje dhe 3 sekonda frymencjerrje nepermjet hundes.Pritni 3 sekonda dhe pastaj perseriteni. Provoni te merrni fryme me gjoks dhe jo me bark. Vazhdoni ngashem per rreth 5 minuta.
Detoksidoni mendjen, menjanoni kafeinen, alkoolin dhe cigaret. Sa I perket ketyre : A ia vlen te diskutohet? Ato crregullojne mendimet.
Ushtrimet: jane lehtesimi me I mire. Nuk dihet se si ndikojne por kane sukses, prandaj djersituni mire per te larguar stresin.
Mos u fiksoni tek gjerat e keqija: mundohuni qete flakni cdo mendim negativ te stilit “ Une nuk jam e mire ne matematike’ dhe nderrojeni me dicka pozitive “ Por une jam e mire ne sport” .
Beni nje liste te gjerave qe ju stresojne. Tentoni ta shmangni brenda nje jave. Vetem nje gje, mos e merni me ngut. Dhe mbani mend :E SOTMJA ESHTE SHQETESIMI I NESERM PER TE DJESHMEN.