Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Rama paralajmëron portalet: Gjobë të majme për ata që shpifin

Filed under: Intervista |


Në një konferencë të quajtur “News Agencies vs Fake News”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet e para nga ajo që deri tani quhet “paketa antishpifje”. Shefi i qeverisë thotë se do të luftohe “lajmet e rreme” përmes përmirësimit të legjislacionit duke përdorur edhe mjetet e dënimit të shpifësve përmes gjobës.“Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disafish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta. Natyra tërheqjes së shpifjes, sponsorizimi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur. Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme” – tha Rama.Sipas tij, ka platforma që nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para.

“Qëllimi nuk është që ne duhet të shkojmë deri tek vendet e BE-së, ku shpifja është pjesë e Kodit penal apo edhe dënohet me burg. Media online është jashtë legjislacionit. Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se 600 portale me parashtesën .al. Nuk dihet se kush i financon dhe cilat janë edhe qëllimet e hapjes së tyre.Ne do të vendosim rregulla, që duke bërë disa ndërhyrja që nuk do të jetë me prekje të Kodit Penal apo civil, por një përditësim të legjislacionit ekzistues. Do të ngremë një institucion të veçantë që do tu përgjigjet ankesave për shqipfjen duke lehtësuar kështu edhe një mundin për të shkuard deri në gjykatë. Do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë edhe përhapësin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e fillimit”, – shtoi kryeministri.