Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Krimi ” pushton” familjen shqiptare !

Filed under: Opinion |


Nga psikologe : Antonela Rama
Shoqëria jonë çdo ditë ballafaqohet nga aktet barbare të krimit në familje .
Krimi po banalizohet deri në kufijtë e absurdit dhe “kapja ” e familjes shqiptare nga instiktet shtazore janë produkt i një shoqërie të pa emancipuar që nuk edukon dot vlerat e të mirës dhe të keqes .
Ne jemi shoqëri pa modele, pa sisteme vlerash. Konfliktet brenda familjes vazhdojnë të nxisin krimin.
Disa nga faktorët që shkaktojnë kete fenomen janë:
– Arsimimi
– Xhelozia
-Papunësia
– Modeli i dhunës, i induktuar nga sjelljet e mësuara.
Shoqëria shqiptare po perjeton një krizë të thellë shpirtërore dhe ekonomike .

Familja, e cila duhet të ishte shembull për shoqërinë në tërësi e ka humbur dhe po e humb dita ditës këtë rol duke e kthyer shoqërinë në një shoqëri konfliktuale.