Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Gjuha dredhon se mendja e mëson…

Filed under: Opinion |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

15726738_1312616438776763_8161528436316895341_n Nga : Marin Mema. Një ditë më parë zoti Jorgji Qirjako ngriti disa pretendime mbi dokumentarin e realizuar për fotografitë e kolonjarit Dhimitër Vangjeli. Në respekt të shikuesve e lexuesve të gazetës dhe faqes detyrohem të përgjigjem, për të sqaruar disa element fare të qartë, por që mesaduket zoti shkrues “nuk” i paska kuptuar.

Në radhë të parë zoti Qirjako duhet ta firmosë shkrimin si ish përgjegjës i një periudhe të caktuar të muzeut Ersekë, pra drejtpërdrejt si palë interesi me problemin e ngritur në dokumentar.

I dashur mik i (pa) kuptuar ju thoni se negativët e Dhimtër Vangjelit në muze nuk i sollën magjistarët e as magjistricat. Kjo është krejtësisht e vërtetë, jo më kot në dokumentar ky fakt është i cituar. Problemi qëndron tjetërkund e këtë ju në shkrim me apo pa qëllim e anashkaloni. A keni ju i dashur mik i (pa) kuptuar një dokument, një shkresë, një procesverbal, qoftë edhe një letër bakalli që tregon se këta negativë ndodheshin në muzeun e Ersekës ? Si mund të quajmë të njohur disa negativë që në fakt nuk ekzistonin zyrtarisht sepse nuk ishin të regjistruara jo thjesht në strukturat përkatëse në Tiranë, por as në regjistrin e vetë muzeut të Ersekës. Është fakt se në këtë bllok inventarizues ndodhej gjithçka, veç negativëve. A e hidhni dot poshtë këtë fakt ??? Pse nuk u rregjistruan ? Ju sfidoj të nxirrni një dokument e më pas të përdorni proverba ironizues.

Shteti, institucionet ma do mëndja edhe në ndonjë planet tjetër ku jetojnë ufot, nuk funksionojnë me , unë di, ti di, ata dinë, ne dimë, të gjithë dinë, por me dokumenta zyrtare që në këtë rast nuk egzistojnë.. Pra disa prej jush e dinin, albumet sigurisht siç thuhet në dokumentar u stampuan që në kohën e komunizmit, por negativët nuk deklaroheshin. Si ka mundësi ? Si mundet ti refuzonit Kolonjës e gjithë Shqipërisë pasurinë e vërtetë që janë negativët e jo fotot e stampuara. Ju duhet ta dini këtë. Pasuria janë ata negativë nga të cilët shumë edhe janë zhdukur. Përsëris NEGATIVET !! Ku shkuan ? Kush mban përgjegjësi ? Sa të tjera mund të zhdukeshin nëse vazhdonin të qëndronin pa deklaruar ? Ku do të përfundonte ajo arkë ?

E dinit ju personalisht që nëse ato do të ishin deklaruar më pare sot Vangjeli do të njihej nga e gjithë Shqipëria, ashtu si Kolonja jonë e përbashkët edhe për këto vepra të mahnitshme ?

E ky alarm u ngrit nga strukturat e sotme të cilat i gjetën krejt rastësisht, në këtë arkë municionesh, e që u hap në prani edhe të punonjësve të policisë. Nëse doni të dhëna të tjera për këtë proces mund t’ju adresoj në organet përkatëse të cilat janë të gatshme t’ju japin detaje shtesë.
I dashur mik i (pa)kuptuar është e vërtetë që fotografitë e Dhimitër Vangjelit u përdorën për identifikimin e të masakruarve të Borovës, por a mund të thoni se ku u deklarua se këto fotografi ishin të këtij fotografi ? Pse u fshi identiteti i vërtetë i tij ?

Ju flisni për hapjen e kësaj kutie që zyrtarisht nuk ekzistonte në vitin 2010, por me cilin urdhër apo shkresë shoqëruar ? Si mundet të hapen , skanohen, dhe stampohen fotografi që nuk janë pronë personale ? Nëse në sistemin e mëparshëm mund të kishte pengesa, pse nuk u regjistruan, inventarizuan apo deklaruan më pas ? Si mundet të vijë dikush që nuk është i autorizuar dhe të bëjë ç’të dojë me këto fotografi sikurse ju pohoni? Në cilin sistem shtetëror e keni parë këtë ? A më lejohej mua të vija në muze me një skaner personal e të skanoja fotografi ? E dini që është shkelje ligjore ?

Si mundet të quhet normale, mbajtja e një pasurie të tillë në një arkë municionesh që kur u hap mbytej nga lagështira ?

Fakt është se njeriu që në mënryrë të vazhdueshme ka insistuar në strukturat përkatëse është profesori i nderuar Skënder Aliu. E nëse ju nuk e keni bërë këtë , a nuk ju duket e tepërt më pas të flisni ? E jo vetëm kaq, por edhe të kaloni në kundërsulm, duke quajtur normale mbajtjen e një arkive të tillë, e një pasurie mahnitëse të mbyllur e të masakruar, të padeklaruar, e që sipas burimeve të mia disa herë mund të kish përfunduar edhe e trafikuar. Mos u çudisni aspak sepse diçka që nuk egziston është shumë e thjeshtë të marrë rrugët siç ka ndodhur me shumë objekte të tjera në Shqipëri. Nëse doni ju jap edhe raste konkrete , por nuk do t’ju vijë shumë butë.

Nëse nuk e bëjnë organet përkatëse, unë do të kërkoj hetim për arsyet se përse ato nuk u deklaruan dhe po ashtu faktin se pse një pjesë mungojnë. Kolonja është një krahinë e shkëlqyer me histori e njerëz të jashtëzakonshëm që meritojnë të vërteta e jo pallavra. E gjithçka e bëj jo thjesht me dashuri, por edhe respekt, vërtetësi e pasion, siç u takon atyre që vëndin nga ku kanë origjinën duan ta promovojnë e jo ta mjelin.

Ju fshiheni pas punës së shkëlqyer të Vangjel Qirjaqit, njeriut pa të cilin këto negativë nuk do të egzistonin, ashtu siç edhe pas profesor Aliut, që u ngjir duke kërkuar shpluhurosjen e tyre.
I dashur mik i (pa) kuptuar , une jam kolonjar, krenar për këtë, nuk jam ekspert i qerres , por i së vërtetës. Nuk di çfarë mbroni ju, sigurisht të vërtetën jo. Gjeni veten atëhere…!

Ps : Më ndjeni që Komitetin Ekzekutiv të dikurshëm , j’ua quajta Bashki. Ju i dini më mirë të paktën këto punë. Shpresoj vetëm që mos i keni vënë ju ato tepër sekret në albumet e të madhit Vangjeli…