Marin Mema-Artan Grubit: Mbroni interesat e shqiptarëve në parlament e jo në FACEBOOK

Filed under: Intervista |

10712974_787482194623526_3883898654705183672_nTiranë, 28 tetor – Ka reaguar gazetari i Top Channel, Marin Mema, pasi një deputet i BDI-së kishte kritikuar atë në lidhje mbi dokumentarin që kishte realizuar mbi banorët e Rekës së Epërme.
Ja reagimi i plotë i Memës:
“Sapo me treguan një reagim ne faqen e tij personale, por edhe këtu te një personazhi që mban postin e këshilltarit te kreut të BDI në Maqedoni, Ali Ahmetit, a është deputet nuk e di. Sipas tij emisioni në Rekë te Epërme ishte sipërfaqësor, (ha ha ha ha ha) Artan Grubi na qenka shqetësuar, ashtu si shefi i tij pjesë e qeverise, por qe nuk guxon as te thotë, dhe as të bëjë asgjë për Rekën. Sa i takon shoqatës “Josif Bageri” që citohet nga zoti Grubi, po bën një punë për tu lavdëruar, por kjo s’do te thotë se Rekë e Epërme është një çeshtje ekskluzive… Zoti Grubi duhet te shqetësohet se çka bere politika shqiptare ne Maqedoni, për ketë çështje e me pas te flasë për emisionet ne Top Channel. Rrugëtimi i këtij emisioni ishte një mënyre për te sjelle ne sytë e te gjithëve te vërtetat e një komuniteti qe pak njihet ne Shqipëri…E ne ketë rast çdo iniciative duhet te ishte mirëpritur. Por heshtja zotit Grubi i paska djegur, dhe mendon se mund të lahet me ndonjë citim të shefit te tij nëpër emisione, duke harruar të thotë se partia ku bën pjese është pjese e qeverise , që do të thotë se mund te marre nisma konkrete dhe për ketë nuk mjaftojnë pallavrat. Mua nuk më intereson asnjë nga partitë shqiptare ne Maqedoni, mua më interesojnë shqiptaret, miqtë e mijë ne Maqedoni , ato qindra sms qe me erdhën nga Tetova, Gostivari, Dibra e Shkupi e nga gjitha zonat ku ka shqiptare. Kjo ka me vlere për mua se sa disa kollarisur. Prandaj falënderoj te gjithë shqiptaret kudo qe janë , ata shqiptare qe nuk i varin komentet nga qejfet e kollares dhe poltrones. Unë bej punën time me pastërti dhe ndershmëri dhe do ta bej çdo dite pavarësisht komenteve te klientëve politike qe i janë prekur interesat. Me falni zoti Grubi po duke mos ju njohur nuk mund tju mbështes, ndoshta sepse keni marrë mandatin për te mbrojtur interesat e shqiptareve në Parlament e jo ne FACEBOOK”.