Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Elena Kocaqi: Nëse bashkohemi ekonomikisht me Kosovën jemi më të fuqishëm se Gjermania

Filed under: Intervista,Opinion |

Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në ‘Ora News’, ku ka folur për gjendjen e Shqiptarëve duke dhënë pikëpamjet e saj. Ndër të tjera ajo ka treguar dhe për klasën politike dhe gjendjen e shqiptarëve, duke bërë disa deklarata të forta të cilat janë shpërndarë masivisht nga publiku dhe janë komentuar gjatë. “Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE, asnjëherë. Nëse ka humb territori Shqipëria dhe Shqiptarët në Ballkan nuk ka humbur asnjë popull tjetër në botë. Kështu që ne nuk duhet të luajmë me çështjet e territorit. Në qoftë se ne do kishim ngritur ekonomin dhe do kishim pasur një dinjitet dhe jo një klasë politike të korruptuar, pasi ne Kosova dhe Maqedonia ka klasën politike më të korruptuar në Ballkan. Ne nuk do kishim fare nevojë për të hyrë në BE pasi një bashkim i tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do kishim nevojë për BE, sepse nga bashkimi ekonomik, ti me Kosovën ke 10-fishin e burimeve që ka Gjermania për frymë.”, ka thënë ndër të tjera Kocaqi.