Një histori rrënqethëse e vitit 1920… çfarë bënë dy motrat shqiptare për një ilaç

Filed under: Historia |

screenshot-3_1492790934-2219080Fotoja e shkrepur tregon për dy vajza që banonin në një fshat 40 kilometër larg kryeqytetit.Historinë e tyre e ka postuar gazetari i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi, foton e të cilës e ka gjetur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington.
Historia:
Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920