Portreti i Skënderbeut, i papublikuar më parë !

Filed under: Historia e Skenderbeut |

skenderbeuABEYS-1-655x1024Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek të gjithë shqiptaret tashmë është sinonim dhe simbol i luftës për liri e pavarësi.

Pas vdekjes së tij, kujtimin për të evropianët e ruajtën në shumë libra, piktura e këngë, kurse tek shqiptarët kujtimi i tij do të kthehej disa shekuj më vonë, në periudhën e nacionalizmit. E njohur si “Rilindja Kombëtare”, ideologët e nacionalizmit shqiptarë do ta kthenin imazhin e Skenderbeut, në një mit për kauzën e tyre nacionaliste.Kemi parë shumë portretizime të tij, të cilat shprehin një burrë të fuqishëm dhe shumë luftarak. I tillë vjen në mendjet tona sa herë që ai kujtohet.

Një portret i tij e papublikuar më parë është gjetur në arkivat e Stambollit nga studiuesi i nacionalizimit Shasivar Kabashi, i cili aktualisht vijon studimet master mbi Historinë Osmane në Universitetin e Stambollit.Sipas studiuesit ky portret gjendet në arkivën e “Ataturk Kitaplığı”- Beyoğlu/Istanbul dhe mund t’i takoi fillimshekullit të XX-të.