Janosh Huniadi – Mik i Madh i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Filed under: Historia e Skenderbeut |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

anosh Huniadi lindi rreth vitit 1400(shumë burime historike shënojnë vitin 1387 si vit i lindjes) në Zemun dhe vdiq më 11 gusht 1456 në Hungarinë mesjetare, ishte komandant legjendar kundër turqive i Hungarisë. Ai ishte rregjent, drejtoi shtetin hungarez, ishte një nga komandantët më të mëdhenjë të Mbretërisë të Hungarisë mesjetare dhe Matias Huniadi ishte babai i Janoshit. Emri i tij asht i lidhur me triumfin në Beograd në vitin 1456 kundër Perandorisë Osmane (Triumfi i Beogradit.
Triumfi i Beogradit i përket luftërave hungareze-turke, e njohur në histori si një ngjarje e rëndësishme dhe e bujshme që zgjati prej 4 deri 21 korrik të vitit 1456 për mbrojten heroike të Kalasë II të Beogradit (sot në Beograd). Në krye të ekspeditës ushtarake ndëshkuese erdhi Sulltan Mehmeti me një numër mbi dhjetë fishin e ushtrisë hungareze në rrethimin e kështjellës, ku më 22 korrik të 1956 ushtria e udhëhequr nga Janosh Huniadi shpartalloi turqit.sh.im B.M.P.).
John Huniadi (kroatisht: Janko Hunjadi, hungarisht: Huniadi János [huɲɒdi ja ː noʃ], në latin: Ioannes Korvinus, rumanisht: Iancu (Ioan) de Hunedoara, serb: Сибињанин Јанко / Sibinjanin Janko, sllovakisht: Jan Huňady, në shqipë; Janosh Huniadi i njohur me nofkën Kalorës i Bardhë gjeneral në vitet 1444-1446 dhe kryetar shteti në vitet 1446-1453 i Mbretërisë së Hungarisë Huniadi është i njohur kudo si një kryekomandant i suksesshme dhe i fuqishëm. Ai promovoi një rishikim të doktrinës ushtarake dhe ishte ushtarak i shquar dhe një kundërshtar i Perandorisë Osmane. Huniadi ishte dhe mbeti figurë e historisë ushtarake evropiane, strateg i shquar dhe strategu të shekullit të 15-të në botën e krishtere. Ai ishte gjithashtu një Voivode i Transilvanisë prej viteve 1440 deri në 1456, dhe babai më i famshëm i mbretit në Historinë e Hungarisë – Matthias Korvinus të Hungarisë.
Gjeniu ushtarak Huniadi ndoqi politika parandaluese dhe ushtarak së bashku në aleancë nacionale me botën e krishterë të Europës kundër forcave numerikisht shumë të lartë muslimane osmane. Kryekomandanti Huniadi arriti në Mbretërinë e Hungarisë që të forconte integritetin e saj dhe të zmprapste depërtimin e hordhive osmane në shumë shtete evropiane dhe ato periferike.
Qëllimi i Huniadit për riorganizimin e komandave ushtarake të Hungarisë ishte të aplikonte një taksë feudo – aristokratike për ngritjen e një ushtrie të fortë në këmbë, profesionale me qellim për të sjellë reforma të komponentëve ushtarake europiane të modelit romake, të një reformë social – evropiane. Këto reforma janë zhvillue mëtej nga pasardhësi i tij dhe bir Mbreti Matthias Corvinus e Hungarisë të cilët arritën në kulmin e tyre përfundimtar me formimin e Ushtris të Zi, të Hungarisë(Black Army of Hungary).
Huniadi është konsideruar shpesh në Europë nga pikpamja ushtarake profesionale si ” post – romakë ” i “Ushtrisë të Përhershëm “. Ai është i njohur si një nga komandantët më të mëdha i të gjitha kohërave i periudhës Mesjetare: Fitorja e tij mbi Mehmetin e II-të në rrethimin e Beogradit në vitin 1456 kundër mosmarrëveshjeve me osmanët është konsideruar si një pjesë e të historisë evropiane ushtarake.
Ai u dha titullin Athleta Christi (Atlet i Krishtit), nga Papa Piu i II-të.

Familja e Huniadëve ishin një familje fisnike mesjetare e Mbretërisë së Hungarisë e të Rumanisë [9] [10] [11] si vend i origjinës – në bazë të pjesës më të madhe të burimeve. Bahet fjalë se ka edhe alternativë hulumtimesh, që mund t’i përkasë origjinës çuman(Çumani ose Comani, Kunok në hungarisht, Qipciaq në turqisht, në rusisht – Половцы dhe Polovcy e përkthyer ndonjëherë në Polovesi ose Poloviciani ishin një popull nomad që flisnin në gjuhën turke, që banonin në një zonë në veri të Detit të Zi i njohur si Çumania përgjatë lumit Vollga. Ata përfundimisht u vendosën në perëndim të Detit të Zi, duke depërtuen në Kiev, Bullgari, Serbi, Hungari, Moldavi dhe Vllahi. Çumani kanë banue në perëndim të Kipçak-ut të pjesës së turqve, në të gjithë fushat e Azisë Qendrore, u vendosën së pari rreth Detit Kaspik, nga ku ai arriti rreth shek. X-të, nëpër fusha ruse dhe ukrainase jugore, në rrafshin e Danubit Ulët , pastaj ju vërsulën ky fis me barbari duke shkatërrue e mbjellë gjak në Hungari.Sh.im B.M.P.) Sipas Hektor Munro Çadvik(Chadwick)( (22.X.1870 –2.I.1947) ishte filolog, historian anglez dhe profesor anglo-sakson) në një libër trajtonte nëpërmjet literatures krahasuese në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme temën e Huniadit shkruen – Janosh Huniadi ishte me sa duket “hungarezë”, , ndërsa studiuesit e tjerë mbështesin pikëpamjen se ai me të vërtetë nuk ishte hungarez. Ai u emërua Valachus(Në kuptimin e ngushtë të vllehët janë pasardhës të popujve trakas-iliro-folëse të cilët ishin romanizue në mes të shek. të I-rë dhe të VI-të në Ballkan dhe në pellgun e Danubit të ulët – me përjashtim në Shqipëri, ku ruejti gjuhën origjinale. – sh.im B.M.P.) ose Balachus (“Wallachian”- Vllahi Tara Româneascǎ ose në Rumani, në latinisht Walachia Vlachföld, ose Oláhország Havasalföld në gjuhën hungareze), i njohur në kohët mesjetare si Muntenias dhe hungarisht-Vllahi, është territori midis Danubit dhe Alpeve të Transilvanisë, rajoni i pushtuar nga vllehët. sh.im B.M.P.) në disa tekste bashkëkohore. Sipas Hugh Seton-Watson(George Hugh Nicholas Seton-Watson (lindi në Londër më15.II.1916 dhe vdiq në Uashington më 19.XII.1984, ishte specializue për histori dhe shkenca politike në Rusi.) “origjina etnike e Huniadit mund të lihet në përgjegjësinë e historianëve shovinist të Budapestit dhe të Bukureshtit për të debatue në mes tyre, por fakti historik është se të dy Huniadët si babë e bir e konsideronin veten hungarezë të vërtetë. “Burime të shumta i referohen pakjartësinave rreth origjinës etnike të huniadëve.Huniadët ishin njohur si stemë e parë mbretërore në vitin 1409, në të cilën Sigismund-i i Luksemburgut (lindi në Nuremberg, më 15.II.1368, vdiq në Znojmo, në 9.XII.1437. Ishte caktue Princi i Brandenburgut prej vitit 1378-1388 dhe prej viteve1411-1415, u ba mbreti i Hungarisë nga viti 1387, ishte mbret i Kroacisë – Rex Romanorum në vitin 1410, Perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake që nga viti 1433 dhe ishte mbreti i Bohemisë nga viti 1419 deri në vdekjen e tij.sh.im B.M.P.), kur ishte mbreti i Hungarisë i dha Vojk-u Kështjellën Huniadit (historianët bashkëkohore hungarez e cilësojnë: Hunyadvár, më vonë Vajdahunyad, në rumanishten e sotme: Hunedoara) dhe pasuritë e saj për luftërat kundër osmanëve.Vojk-u i Rumanisë (ishte përfaqsues në atë kohë i vllehëve) sipas kronikanëve mesjetar dhe shumica e historianëve moderne.

Sipas një pjesë të historianëve, ishte Vojk një fisnik nga Wallachia(Wallachia ose Walachia në rumanisht quhet: Tara Românească ose Valahia; arkaikisht ose emërtim i vjetër quhet: Ţeara Rumânească, në cirilike – serbisht quhet: Румѫнѣскъ Цѣра / Цѣра Р ȣ мѫнѣскъ) është një regjion historik dhe gjeografik i Rumanisë.sh.im B.M.P.) [29] dhe ishte i biri i Şerb ( also spelled as Sorb or Serbe – shkruar edhe si vadjëz ose serbe) një princ vllehe nga Banate(Ban (theksohet / n bɑ ː /) është një titull i përdorur në disa shtete në Evropën qendrore dhe jug-lindore në mes të shek. VII-të dhe të shek. XX-të sh.im B.M.P.) e Szörény (Severin- Drobeta-Turnu Severin – në rumanisht shqiptohet: [drobeta Severin Turnu]; në latinisht: Drobetae; hungarisht: Szörényvár; bullgarish: Северин- Severin; serbe: Северин Дробета-Турн) është një qytet në Mehedinti, Oltenia, Rumania, në bregun e majtë të Danubit. Sh.im B.M.P.). Besohet se Şerb(slave: şerb – në latinisht servus) – rob (CS robъ) me shërbye) kishte tre djem babai i Huniadit – Vojk (një emër hungarez pagane, [30], ose një emër vllehe, turke ose sllave), si; Magos (Mogoş, edhe Mogos, kjo e fundit do të thotë “i gjatë” në gjuhën hungareze), dhe Radol ose Radul (një emër rumun). [31] Një tjetër teori e trajtuem në fund të shek. të XIX-të duke pohuar se Şerb, gjyshi i Huniadit ishte me origjinë nga Serbia. [32] Ashtë e sigurtë se Vojk babai i Huniadit e mori mbiemrin e Huniadit në vitin 1409, kur babai i Huniadit ka marrë si pasuri Kështjellën Huniad nga Sigismund dhe si fisnik e si konti Huniad.

Legjenda Korvinus , Epitet Korvinus (duke iu referuar korbit) është përdorur më parë nga biografët e djalit të Matias Korvinus(Matthias Corvinus – në hungarisht: Matias Huniadi – Mátyás Huniadi – ose – Matias Korvin – Mátyás Corvin, lindi më 23.II.1443 dhe vdiq më 6.IV.1490, gjithashtu i quajtur Just, ishte Mbret i Hungarisë dhe Kroacisë në vitin 1458 deri në vdekjen e tij. Pas kryerjes së disa fushatave ushtarake ai u bë edhe mbret i Bohemisë, në vitet 1469-1490 dhe Duka i Austrisë. Sh.im B.M.P.) të Hungarisë, por është përdorë edhe për Xhon(John). Ajo është e lidhur me legjendën e dokumentuar nga Gaspar Heltai(në anglishtë Caspar Helth, në hungarishtë – Heltai Gáspár, lindi në 1520 në Heltau dhe vdiq më 1574 në Klausenburg. Ai ishte një teolog evangjelistë. Sh.im B.M.P.), ndër të tjera. Legjenda thotë se Janoshi ishte djali i paligjshëm i Mbretit hungarez Sigismund i Luksemburgut [37] dhe se Vojk – u ishte një ushtar besnik i babait të tij për dy dekada. Pas vdekjes së gruas së tij, Mbreti Sigismund u takua me Elizabetën Morzsinai, një fisnike e virgjër, dhe ra në dashuri. Të nesërmen në mëngjes, mbreti i dha një unazë mbretërore për t’u ba graja e tij duke premtuar asaj se ai do të kujdeset për djalin. Pasi ka lindur djali, familja u nisën në Buda(Buda (në gjermanisht: Ofen, është pjesa perëndimore e kryeqytetit hungarez Budapest në perëndim të Danubit.) në pallatin e Sigismund. Gjatë udhëtimit banën një ndalesë për të pushue, por foshnja Janosh Huniadi filloi të qante. Elizabeth i vendosi djalit një unazë – një rreth si pune lodre për ta qetsue, menjëherë erdhi një sorrë dhe e mori unazën – rrethin e lodrës. Vëllai Elizabetës e mori harkun dhe qëlloi me shigjetë sorrën, kur ra në tokë kishte shpëtue për mrekulli. Sorrëa nuk kishte ngordhë, dhe unaza ra përsëri në duart e Elizabetës. Mbërritën në kështjellën mbretërore në Buda, Sigismund i mbushi djepin e foshnjës me gurë të çmuar. Versione tjera asht se ai ishte fëmija Janosh, rreth 6 vjeç filloi të përdorë shigjetën.Nëna e Janoshit ishte Erzsébet Morzsinay (Elisabeta Morşina), një zonjë e nivelit ma të ulët të fisnikërisë nga qarku i Krassó-Szörény të Mbretërisë së Hungarisë. Sipas burimeve primare ajo ishte bija e një rumuni të klasës së ulët të fisnikërisë në krahasim me familjen e Huniadit (Hunedoara) të Transilvanisë. Disa shkrimtarë moderne sugjerojnë se ajo është etnikishtë hungareze, ndërsa të tjerët theksojnë se familja e saj (e njohur gjithashtu si familja Muzsina Demsusi) ishte një familje fisnike rumune në gjysmën e dytë të shek. XV-të
Në vitin 1432, Janoshi u martua me Erzsébet Szilágyi (c. 1410-1483), një fisnike hungareze, edhe e rangut të lartë (Szilágy ishte emri i një qarku të ndërthurura me të sotme të quejtun Salaj).

Janosh Huniadi kishte dy fëmijë, László dhe Mátyás (Mathias). László ishte ba viktimë e konfrontimeve mes baronëve të ndryshme të Hungarisë dhe mbretit të tyne të Habsburgëve, Ladislaus postum (Ladislaus postum (22 shkurt 1440 – 23 nëntor 1457), ishte dukë i Austrisë nga 1440, Mbreti i Hungarisë (si Ladislaus V) në 1444 dhe Mbreti i Bohemisë nga viti 1453. shënimi im B.M.P.), në vitet pas vdekjes së Janoshit. Pas vrasjes së Ulrich II të Celje(Ulrich II (në sllovenisht: Ulrik Celjski, në hungarisht: Cillei Ulrik, lindi më 1406 dhe vdiq më 9.XI.1456. Asht i njohur gjithashtu si Ulrich Cillei dhe ishte i fundit i familjes mbretëror të Celje. Në stemën ishte Ulrich i II-të. ishte i biri i kontit Frederik i II-të i Celje dhe Elizabeta gruaja e tij, një pasardhës i Shtëpisë Kroate të Frankopanisë. Pak është i njohur rinia e tij. Rreth viti 1432 ai u martua me Katerinën, e bija e Gjuragj(Đurađ) Brankoviç, despot, tiran e Serbisë. – Celje është qyteti i tretë më i madh në Slloveni. Sh.im B.M.P.), mbreti ndjehet i kërcënuar nga László. Mbreti planifikoi për të eliminuar të birin e tij Làszlò duke e ftuar atë në Buda. László gjatë rrugës për në Buda dyshoi se nji plan i keqë i ishte sajue ndaj tij, duke shkue te mbreti në pallatin mbretnor në Buda, ku dhe u arrestua sapo mbrriti në Buda duke e akuzue për një komplot likujdues fizik kundër Ladislaut. U dënue me vdekje duke ju pre kryeti pa respektue formalitetet ligjore më 16 mars të viti 1457.

Vëllai i tij, Matias ishte edhe ky sikurse vllai i tij nga armiqtë e shtëpisë së tij në Buda. Ky bante pjesë në një konspiracion thjesht imagjinare kundër Ladislaus, që mund të dënohej me prerje të kokës, por nuk u ndëshkue për shkak të rinisë së tij.
Në nëntor 1457 mbreti Janosh Huniadi vdiq. Matias u mor peng nga George e Poděbrady, guvernator i Bohemisë, një mik i Huniadit i cili kishte për qëllim të emëronte në fron një mbret hungarez. Poděbrady e trajtoi Matiasin me bujari dhe e fejoi atë me Katerinën, vajzën e tij, por ende e mbante të izoluem atë, për hir të sigurisë në Pragë, edhe më pas një delegacion hungarez vonoi atje për t’i vendosun të rinjve(Matiasit dhe Katerinës) kurorën.

Matias zgjidhet mbret i Hungarisë më 20 janar të vitit 1458

– Matias Korvinus -Matthias Corvinus – në shqip – Matias Huniadi – në hungarisht (Hungarian: Hunyadi Mátyás or Corvin Mátyás) (23.II. 1443 – 6.IV.1490)
Imazh

Matiasi kishte supremaci, influencë në rrethin e tij në saj të qenurit bir i një mbreti, por popull kishte antipati për vendosjen kandidatë të huaj në fronin mbretnor; më baronë, për më tepër konsiderohet nga studiues të rinj se do të ishte një monarki e dobët në duart e tyre(e të huejve – sh.im B.M.P.). Një seksion me ndikim të madh të këshillit pranë mbretit i kryesuar nga Garai László Palatin dhe nga Miklós Újlaki, vojvodë të Transilvanisë, të cilët kishin qenë të përfshirë në vrasjen gjyqësore të Lászlós, i vllai i Matias, si njerëz të urryer të Hunyadit. Këta të dy njerëz gjysmë të huaj e kundërshtuan ashpër zgjedhjen e Matias për fronin e mbretit megjithatë, ata nuk ishin të fortë sa të rezistonin kundër dëshirës së xhaxhait të Matias-it, Mihály Szilágyi dhe 15.000 veteranëve të tij. Më 20 janar të vitit 1458, u zgjodh Matias mbret. Kjo ishte hera e parë në mbretërinë mesjetare hungarez që një anëtar i fisnikërisë, pa prejardhje dinastie mbretnore të emnohej në fronin mbretëror.

Si nisi të baji karrierë Huniadi?

Ndërsa ende një burrë i ri me iniciativë, Huniadi hyri në shpurën e Sigismund-it, i cili vlerësoi cilësitë e tij, por krijoi besim te mbretit në disa raste. Një dokument që përshkruan një marrëveshje të një huaje prej 1200 florinta ari e vitit 1434 që i referohet atij “János Wallachian” (Gjoni Wallachian) [45] Ai e shoqëroi monarkun në Frankfurt në kërkim të Sigismund-it për kurorën Perandorak në 1410, ku mori pjesë aktive në betejën e Hussite-ve në 1420, dhe në 1437 u dërgua në jug dhe ngriti kampin e ushtrisë me sukses në rrethimin turk në Semendria. Kalorës të rinj shërbyen në shtabë nga ma të fuqishme dhe strategët e Sigismund – it ishin përfshirë Stefan Llazareviçi dhe Filipo Skalari.
Në Milano mori njohuri Françesk Sforca për kapiten mercenarësh dhe studjoi artin e ri ushtarak të Italisë. [46] Më vonë ai mori shumë prona dhe një pozitë të privilegjuar në këshillin mbretëror të Hungarisë. Ai ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës dhe në 1438 Mbreti Albert II gjeti Huniadin për të dërgue në fronti e Severinit [37] që shtrihet në jug të kufijve mbrojtsëse jugore të Hungarisë, Karpatet dhe Drava / Sava / Danub, një subjekt krahinë e vazhdueshëm të sulmeve të shpeshta të osmanëve.

Mbreti i ri i Hungarisë – Vladislav i III-të i Varnës në 1440 – Władysław III of Poland
Imazh

Për vdekjen e parakohshme të mbretit Albert në 1439, Huniadi ishte i vullnetit që Hungarisë i ka shërbyer më së miri si një mbret luftëtar dhe pranoi të mbështeste për kandidaturë mbretin e ri të Polonisë, Vladislav i III-të i Varnës në 1440, dhe kështu erdhi në koalicionin me të fuqishme manjati Ulrich i II-të Celje-s, ithtari kryesor i të vejës të Albertit, Elisabeta e Bohemisë e lindun më 7.X.1409 dhe vdiq më 19.XII.1442 dhe djali i saj i mitur, Ladislaus Posthumus i Bohemi dhe i
Hungarisë.

Vlerësimi i aftësive ushtarake të Huniadit prej Mbretit të Hungarisë

Lufta civile pasqyroi dukshëm në Betejën e Beogradit te krahu i Vladislavit të III-të(Ladislaus postum (22 shkurt 1440 – 23 nëntor 1457), ishte dukë i Austrisë në 1440, Mbreti i Hungarisë (si Ladislaus V) në 1444 dhe Mbreti i Bohemi në 1453.sh.im B.M.P.) që u përforcue ushtarakishtë nga Huniadi. Mbreti i Hungarisë e shpërbleu me emnimin si kapiten në Fortesën e Beogradit, që bashkëpunoi me Mihály Újlaki.
Ai u bë këshilltar i besuar i mbretit, një ushtarak i aftë dhe ishte vuni në krye të operacioneve ushtarake kundër osmanëve. Mbreti i njohu meritat e Huniadit duke i dhënë pasuri në Hungarinë Lindore. Huniadi u bë pronar toke të mëdha në historinë hungareze. Në kulmin e karrierës së tij ai u ba posedues i madhë i 2.3 milion hektarë tokë, 28 kështjella, 57 qytete dhe rreth 1,000 fshatra. [16] Ndryshe nga shumica e bashkëkohësve të tij, Huniadi nuk i përdori të ardhurat e tij të mëdha apo peshën ushtarake dhe politike thjesht për karrierën e tij personale. Për shumë vite, ai mbajti një pjesë të madhe të kostos së luftimeve osmanëve [47].

Luftrat e para të Huniadit me osmanët

Mbreti i Hungarisë i dha autoritete të plotfuqishme Huniadit të merret me osmanët në mbrojtje të Hungarisë. Huniadi shpejt tregoi dhe shfaqi kapacitet të jashtëzakonshme në mbrojtjen e vendit me burimet e kufizuara në dispozicion të tij. Në vitin 1441, ai shënoi një fitore në betejën e Semendria-s(Smederevo (serb cirilik: Смедерево, e theksuar [smedereʋo]) është një qytet dhe komunë në Serbi. Ndodhet në bregun e djathtë të Danubit, rreth 40 km në drejtim të Beogradit. Në vitin 2002 qyteti kishte një popullsi prej 77.808, dhe komuna përreth kishte një popullsi prej 109.809. Ajo është qendra administrative e Qarkut Podunavljes.) mbi Isak Beun(Isak ishte një sundimtar i Bosansko Krajište (një pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës që ndodhej në kufirin e Perandorisë Osmane, por që nuk ishin nën kontrollin e rreptë në periudhën midis 1392 dhe 1463. Sipas disa burimeve ai ishte një rob i liruar i Evrenos Gazi(Ghazi ose ghazah ((noun sm): غازي Gazi, folje (sm): غزا Gaza, nga غزو ġazw) është një term arab që do të thotë “të kontrollojë / bastisje.” Nga ajo evoluar fjala “Ghazwa” (غزوة ġazwah), e cila në mënyrë specifike i referohet betejat e udhëhequr nga Profeti i Islamit Muhamed. Sh.im B.M.P.) prej viteve 1414-1439.)
Një vit më pas, jo larg nga Nagyszeben të Transilvanise shpartalloi një ushtri të madhe, në një betejë të ashpër kundër invazionëve otoman për t’i kthyer Hungaria sovranitetin Vllahi. Në shkurt të vitit 1450 Huniadi nënshkroi një traktat aleance me Bogdanin e II-të(Bogdan II (1409-1451) ishte Princi i Moldavisë në mes të 12 tetor 1449 dhe 17 tetor 1451, kur ai u vra nga Petru Aron. Vrasja e Bogdanit të II-të provokoi një luftë civile në Moldavi, që zgjati derisa Stefani, biri i tij fitoi fronin mbretnor në Moldavi në 1457.sh.im B.M.P.) Moldavisë.

Fitorja e Huniadit me 15 mijë ushtarë kundër ekspeditës ndëshkuese të osmanëve me 80 mijë turqë
Në korrik të 1442, Huniadi një trim i patrembur vazhdoi marshimin kundër armikut me 15.000 trupa ushtarake hungareze dhe szekler(i përkasin popullit hungarez, sekeli në shqiptimin hungarisht: [se ː kɛj]), ose njerëz Szekler, në hungarisht: Sekeli, në rumanisht: Secui, në gjermanisht: Szekler, në latinisht: Siculi) ose szekels janë një nëngrup i popullit hungarez që jetojnë kryesisht në provincën historike të Sekelit, pjesë së territorit të Transilvanisë, sot janë pjesë e Rumanisë. Një popullsi e konsiderueshme, e cila zbret nga Székelys prej Bukovinës që banojnë sot në qarqet e Tolna-s dhe në Baranya të Hungarisë.sh.im B.M.P.) kundër një masë e madhe prej 80 mijë forca osmane ushtarake në Vllahi që u dërgue në hakmarrje për humbjet e mëparëshme.
Angazhimi i Huniadit në Iron Gate(Danubi) (Ajo formon një pjesë e kufirit në mes të Rumanisë dhe Serbisë.) është një nga fitoret më të njohur të Hungarisë. Manovrat e Huniadit me anë të kalorësisë dhe këmbësorisë ishte taktika e lëvizjeve të lehta të trupave, gja që për habinë e komandantit turk Sehabedin e mahniti nga sasia e vogël e ushtrisë hungareze.
Këto fitore të mëdha të arritura të Huniadit, si një armik i Perandorisë Osmane dhe i njohur në të gjithë Krishterimin përbante një shtysë kryesore për të ndërmarrë në vitin 1443 së bashku me mbretin Vladislav (Wladyslaw) një ekspeditë të famshme, të njohur si fushata më e gjatë. Huniadi, në krye të pararojës kaluan në Ballkan nëpërmjet Portës Trajanit( Porta e Trajanit në bullgarisht: Траянови врата, vrata Trayanovish., pranë një malit historik pranë Ihtiman -Ihtiman në bullgarisht: Ихтиман është një qytet në Bullgarinë perëndimore, pjesë e provincës Sofje. Sh.im B.M.P.) ku u mundën tre pashallarë turq në Nish, pas marrjen së Sofjes, duke u bashkuar me ushtrinë mbretërore dhe mundën sulltan Muratin e II-të në Snaim.Ashpërsia e dimrit e detyroi mbretin Huniad të kthehej në shkurt të vitit 1444 në Kështjellën e tij në Hungari.Shumë shpejt mbreti Janosh ka marrë oferta joshëse nga Papa Eugjen i IV-të, nga kardinali Julian Çesarini(Giuliano Cesarini lindi në Romë të vitit 1398 dhe vdiq në Varna të Bullgarisë, më 10.XI.1444 sh.im B.M.P.) ishte një kardinal italian, nga Đurađ Brankoviç, despoti i Serbisë, dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryeprinci i Shqipërisë, për të rifilluar luftën kundër osmanëve, që kanë vërshue në Europë.

Armëpushimi i Huniadit me sulltanin
Të gjitha përgatitjet janë bërë, kur të dërguarit e Muratit arritën në kampin mbretërore në Szeged(në shqiptimin hungarisht: [sɛɡɛd] (të dëgjuar), është qyteti i tretë më i madh i Hungarisë sh.im B.M.P.) dhe ofroi një armëpushim për dhjetë vjet në kushte të favorëshme. Brankoviçin e korruptoi Huniadi duke i dhanë pjesë nga pronat e tij në Hungari, për të mbështetur pranimin e paqes. Kardinali Julian Çesarini gjeti një zgjidhje atë të tradhtarit. Mbreti u betua se ai kurrë nuk do të heqte dorë nga kryqëzata kundër fushatave osmane, kështu që e gjitha paqja që u arritë dhe betimi nuk kishin vlerë. Pas kësaj Hungaria pranoi ofertën e sulltanit dhe Huniadi në emër të mbretit Vladislav (Wladyslaw) u betua në shenjtët e tyre se do të ishte vigjilentë i kësaj paqe.
Dy ditë më vonë kardinal Çesarini mori lajmin se një flotë(disa anije ushtarake) prej portit të Venedikut(Venecia) ishte nisë drejtë Bosforit(Bosforit ose Bosforit (turqisht: Boğaziçi, greqisht: Βόσπορος, Bosporos, bullgare: Босфора, Босфора), i njohur edhe si Ngushticën e Stambollit (turqisht: İstanbul Boğazı), është një ngushticë që formon një pjesë të kufirit në mes të Evropës dhe Azisë. Kjo është një nga ngushticat turke, së bashku me Dardaneleve.- sh.im B.M.P.) për të parandaluar marshimin e Sulltan Muratit (i cili, fatkeqësishtë u thye herën e fundit, duke u kthye i mundun në Anadoll – Anadoll (turqisht: Anadolu, nga Aνατολή Anatole greke – “Lindja” ose “(diell) do të rriten”, edhe Azia e Vogël, nga greqishtja: Μικρά Ασία Mikra Azi “të vogla Azi”) është një term gjeografik dhe historik që paraqesin zgjatje perëndimor të Azisë , e përbërë nga shumica e Republikës së Turqisë.sh.im B.M.P.) në rastë kalimi në Evropë kujtoi kardinali Mbretin se ishte betuar për të bashkëpunuar në qoftë se fuqitë perëndimore sulmonin osmanët nga deti. Në korrik, ushtria hungareze shkapërceu kufirin dhe avancoi në drejtim të Detit të Zi(Deti i Zi është një brendësi të detit kufizohet nga Evropa, Anatolia dhe Kaukaz dhe në fund të fundit është e lidhur me Oqeanin Atlantik nëpërmjet Mesdheut dhe Egje detet dhe ngushticat e ndryshme. Sh.im B.M.P.) në mënyrë që të marshojnte në Konstandinopojë (Konstandinopojës (greqisht: Κωνσταντινούπολις, Latin: Constantinopolis, turqisht: Stamboll) ishte kryeqyteti perandorak e Perandorisë Romake, Bizantine / Perandorinë Lindore Romake, Perandoria Latine dhe Perandorisë Osmane. Sh.im B.M.P.) të shoqëruar nga fregata luftarake.
Brankoviçi(Shtëpia e Brankoviçëve ose Brankovići ishte një fisnik i dinastisë serbe mesjetare. Me prejardhje familjare nëpërmjet linjës femërore me anë të martesës nga Shtëpia Mbretërore të Nemanjiçëve- Nemanjić. Familja kishte rëndësi gjatë kohës së shpërbërjes së Perandorisë Serbe nën sundimtarin e fundit të Shtëpisë së Nemanjiçëve. Origjina e familjes ishte prej rajonit të Fushës të Kosovës, një nga zemra e tokës së shtetit mesjetar serbë.- sh.im B.M.P.) e informoi privatisht Sulltan Muratin nga frika e e ndonjë ndëshkimi hakmarrës të mëpasme duke i spiunue se do të kalojnë ushtri të krishterë dhe nuk e lejoi Gjergj Kastriotin me ushtrinë të kalonte nëpër Serbi për t’u bashkue me Janosh Huniadin në koalicion e madh kundër osmanëve. Me të arritun në Varna, ushtria hungareze mësuen se te porta e Venedikut nuk kishin mund të kalonin tranzit ushtria e Sulltanit. Në të vërtetë, në Gjenovë lejuen të kalonte ushtria e sulltanit ( sipas legjendës, morrën një monedhë ari për çdo ushtar për të kalue nga Italia për në Varnë).
Huniadi, më 10 nëntor të vitit 1444 u ndeshë me ushtrinë osmane me më pak se gjysma e forcave hungareze. Në Betejën e Varnës(Varna – Варна në bullgarisht, është një popullsi prej 349.073 qyteti i tretë, më i madh i Bullgarisë pas Sofje dhe Plovdiv në 2001. Kjo është një port detar në Detin e Zi. Qyteti u ngritë pothuajse në kohën kur ishte koloni greke të lashtë, e cila u themelua rreth vitit 580 para Krishtit.Ndërmjet viteve 1949 dhe 1956 mori Varna emrin e Stalinit.), Huniadi me aftësitë e tij të shkëlqyer ushtarake arriti të dëboj të dy krahët e ushtrisë së Sulltanit. Ishte një fitore e madhe.

Vritet mbreti i Hungarisë Vladislavi dhe burgoset Janoshi
Mbreti Vladislav(Wladyslaw) i Hungarisë, i cili kishte mbetur në sfond, pra si vëzhgues para Betejës së Varnës hoqi dorë nga ky pozicion dhe largoi nga udhëheqja e plotë Huniadin. Vladislavi mori komandën dhe me truprojat e tij kryen një sulm të përgjithshëm mbi trupat elite të Sulltanit, Jeniçerët( Janissaries, nga osmanishtja Yeniçeri – jeniçer – turk يکيچرى kuptim “ushtar i ri”. Janë të përbërë prej njësive të këmbësorisë që formuan trupat e sulltanit për truprojat e familjes, për t’i shoqërue dhe hedhë në luftë për raste specilae. Kjo forcë ishte krijuar nga vetë Sulltan Murati I-rë nga djem të kristianë të marrun nga vendet e pushtuara në shekullin e XIV dhe u shfuqizua nga Sulltan Mahmudit i II-të në vitin 1826. sh.im B.M.P.).
Jeniçerët lehtësisht masakruan njerëzit e mbretit si dhe vranë mbretin, ku ja ekspozuan kokën e tij në një shtyllë. Vdekja e mbretit shkaktoi rrëmujë në ushtrinë hungareze, e cila u mposht më pas nga osmanët, Huniadi vetë mezi i shpëtoi.
Në shtëpinë e tij, Vlad(Vlad II rreth vitit 1393 – dhjetor 1447, i njohur si Vlad Drakul (“Vlad Dragon”, që ishte një voivode (Duka) e Vllahisë. Ai mbretëroi prej vitit 1436-1442, dhe përsëri 1443-1447. Ai ishte babai i Mircea II-të, Vlad Călugărul, Vlad Tepes, i njohur edhe si “Vlad Ngulesi”, dhe Radu Handsome. Të gjithë sëbashku të katër të bijtë e tij duheshin si rregull kohë të ishin në Vllahi. Vlad Tepes do të shkojnë për t’u bërë një nga krerët më të njohur në histori. Sh.im B.M.P.) i II-të Drakula i Vllahisë burgosi Huniadin. Ku u erdhi një vojvodë, që ishte një aleatë i Huniadit kundër osmanëve, menjëherë e liroi, e nxorri nga burgu. [48]

Janosh Huniadi – Regjent i Mbretërisë së Hungarisë Huniadi u ba mbret i Hungarisë më 5 qershor të vitit 1446 Në shkurt të vitit 1445 formoi Huniadi një qeveri të përkohshme të përbërë nga pesë guvernatorë, të cilët pushtuen Transilvaninë(është një rajon historik në pjesën qendrore të Rumanisë.sh.im B.M.P.) dhe katër krahina në kufi të Tisza(Tisza ose Tisa është një nga lumenjtë kryesorë të Evropës Qendrore. Ajo rrjedh përafërsisht përgjatë kufirit rumun dhe hyn në Hungari, ku ndan kufirin sllovake-hungarez, kalon nëpër Hungari, dhe bie në Danub në veri të Serbisë, në Vojvodinë.sh.im B.M.P.), të quajtur Partium ose Körösvidék, për t’i qeverisur. Huniadi u zgjodh regjent i Hungarisë (Regni Gubernator) më 5 qershor të vitit 1446 në emër të Ladislavit të V-të(Ladislaus postum, lindi më 22 shkurt të vitit 1440 dhe vdiq më 23 nëntor të 1457, ishte dukë i Austrisë në vitin 1440, Mbreti i Hungarisë i njohun si Ladislaus i V-të në vitin 1444 dhe Mbret i Bohemisë në vitin 1453.sh.im B.M.P.) me të gjitha atributet e një regjenti. Akti i tij i parë si regjent ishte për të vazhduar përpjekjet kundër mbretit gjermanë Frederiku i III-të(Frederiku i Habsburgëve lindi më 21.IX.1415 dhe vdiq më 19.VIII.1493. Ai ishte Duka i Austrisë, si Frederiku i V-të në vitin1424, pasardhësi i Albertit të II-të si mbret gjerman si Frederiku i IV-të në vitin 1440, dhe Perandori i Shenjtë Romak si Frederiku i III-të në vitin 1452.sh.im B.M.P.), i cili refuzoi të lironte nga burgu mbretin Ladislavi i V-të. Pas rënies së dukës Styria( në gjermanisht: Steiermark Herzogtum; në sllovenisht: Vojvodina Štajerska; në hungarisht: Stájerország, ku ishte një dukë i vendosur në kohën moderne në pjesën jugore të Austrisë dhe në veri të Sllovenisë.-sh.im B.M.P.), të Carinthia( ishte një dukë në Austrinë jugore dhe në pjesën e Sllovenisë veriore. Ai u nda nga Bavaria në vitin 976, ku u krijua rishtas shteti perandorak me origjinë gjermane.sh.im B.M.P.), Carniola( ishte një rajon historik si një pjesë e tashme e Sllovenisë. Si pjesë e ish Austro-Hungarisë, rajoni ishte një vend i njohur zyrtarisht si kurorë e Dukës të Carniola – Karniol –ës. Që nga shekulli i XIV-të, kryeqyteti i saj ishte Laibach – Ljubljana e tashme.sh.im B.M.P.) dhe nga kërcënimi që i vinte nga Vjena ishin krijue vështirësi për Huniadin, ku e detyroi për të bërë një armëpushim me Frederikun për dy vjet.

Në vitin 1448 ai mori një medalje të artë dhe titullin e princit nga Papa Nikolla i V-të(papa Nikola i V-të, lindi më15.XI.1397 e vdiq më 24.III.1455, ishte Papë nga 6.III.1447 deri sa vdiq në vitin 1455. sh.im B.M.P.), dhe menjëherë më pas rifilloi luftën me osmanët. Në ndeshjen me ushtrinë osmane Huniadi humbi brenda dy ditëve Betejën e Dytë të Kosovës(Second Battle of Kosovo. Beteja e Dytë e Kosovës u zhvillua në Fushë Kosovë në mes të një koalicioni të Mbretërisë së Hungarisë dhe Wallachia nën komandën e përgjithëshme të Janosh Huniadit kundër osmanve, të udhëhequr nga Sulltan Murati i II-të sh.im B.M.P.), që u zhvillue prej 7 deri 10 tetor të vitit 1448. Koalicioni i Huniadit pësoi humbje për shkak të tradhtisë të Dan-it të II-të(Dan i II-të lindi më? – vdiq më 1.VI.1432, ishte një vojvodë, princë i principatës së Wallachia në shek. e XV-të, zotëronte një pushtet të jashtëzakonshëm..sh.im B.M.P.) të Vllahis, pretendues në fron me rivalin e vjetër Brankoviç, të cilët kapen përforcimet e planifikuar në formacionin luftarak nga Huniadi të shqiptarve të kryesuar nga Gjergj Kastrioti duke mos i lejue më bashkue me koalicionin hungarez. Brankoviç burgosi Huniadin për një kohë në një qeli të kalasë së Smederevo(Smederevo në serbisht në cirilik: Смедерево, e theksuar [smedereʋo]) është një qytet dhe komunë në Serbi, në bregun e djathtë të Danubit, rreth 40 km në drejtim të Beogradit. Në vitin 2002 qyteti kishte një popullsi prej 77.808, dhe komuna përreth kishte një popullsi prej 109.809. Ajo është qendra administrative e Qarkut Podunavlje. – shën.im B.M.P.). Por ai i ndihmue nga bashkatdhetarët e tij dhe pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tij me armiqtë e tij të fuqishëm dhe të shumtë politikë në Hungari, të udhëhequr nga një ekspeditë ndëshkuese kundër princit serb, Brankoviçin e detyruan të pranonte kushtet e ashpra të paqes.

Janosh Huniadi hoqi dorë nga titulli Regjent
Në 1450 shkoi Huniadi në Pozsony(Bratislavë ([bracɪslava]; në gjermanisht – Pressburg dhe në hungarisht Pozsony, është kryeqyteti i Sllovakisë me një popullsi prej rreth 431.000. Bratislava është në Sllovakinë jugperëndimore e ndodhun në të dy brigjet e lumit Danub.) për të negociuar me Perandorin e Shenjtë Romake (Perandori Romak në gjermanisht: Römisch-Deutscher Kaiser, apo “romak-gjermanisht Kaiser” është një term i përdorur nga historianët për të treguar një sundimtar mesjetar, i cili si Mbreti gjerman, përveç që merr titullin e “perandorit të romakëve” nga Papa dhe pas shek. XVI-të zgjidhet monark i qeverisë të Perandorisë së Shenjtë Romake e quajtën më vonë Perandor i Shenjtë Romake të kombit gjerman, në bashkimin e Evropës Qendrore e territoreve në ekzistencë gjatë periudhës mesjetare dhe moderne të hershëm. Sh.im B.M.P.) Frederiku i III-të për kushtet e dorëzimit të Ladislaus V, por asnjë marrëveshje nuk mundi të arrihej. Disa nga armiqtë e Janosh Huniadit, duke përfshirë edhe Ulrich II e Celje(Ulrich i II-të në sllovenisht: Ulrik Celjski, hungarisht: Cillei Ulrik lindi më 1406 dhe vdiq më 9.IX.1456. Ishte i njohur gjithashtu si Ulrich Cillei dhe ishte Konti i fundit mbretëror të Celje. Ulrich i II-të ishte i biri i kontit Frederikut të II-të i Celje dhe gruaja e tij Elizabeta, një pasardhës i Dhomës Kroate të Frankopane. Pak është i njohur rinia tij. – sh.im B.M.P.), e akuzoi atë për komplot për të përmbysur mbretin. Me qëllim që të zbusin situatën gjithnjë e më e paqëndrueshme në familje, ai hoqi dorë nga regjenca dhe titulli i tij regjent.

Në kthimin e tij në Hungari, në fillim të vitit 1453, Ladislaus quajti me emër Beszterce(Beszterce-Naszód ishte emri i një qarku historike administrative i Mbretërisë së Hungarisë. Territori i saj është aktualisht në Rumaninë veriore, praTransilvania veri-lindore. Kryeqyteti i qarkut Beszterce ashtë tani Bistrita.- sh.im B.M.P.) dhe Kapiten Madhor i mbretërisë. Mbreti i mbushi pallton e tij të armëve me Luanët të ashtuquajtur Beszterce.

Ndërkohë, çështja Osmane ishte ba përsëri aktuale. Pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453 u duk e natyrshme se sulltan Mehmeti i II-të mblodhi gjithë burimet e tij në mënyrë që të vënte nën kontroll Hungarinë.
Objektivi i tij imediat ishte të shkatërronte Nándorfehérvár (sot Beogradi). Nándorfehérvár ishte një fortesë e madhe dhe një portë në jug të Hungarisë. Për Janoshin rënia e kësaj kalaje do të hapte një rrugë të qartë në zemër të Evropës Qendrore. Huniadi arriti në rrethimin e Beogradit në fund të vitit 1455, pasi zgjidhjes së disa mosmarrëveshjeve të brendshëm me kundërshtarët e tij. Me shpenzimet e tij, ai dërgoi furnizimet përreth kalasë, duke lënë aty një garnizon të fortë nën komandën e vëllait të tij, Mihály Szilágyi dhe djalit tij të madh László Huniadi. Janoshi vazhdoi që të formojë një ushtri të lehtë dhe mblodhi një flotë prej dyqind anije. Aleat i tij kryesor ishte frati françeskan, Xhovan Kapistrano (Giovanni da Capistrano – i njohur si Shën Gjoni Kapistrano) – (Shën Gjoni i Kapistrano, në italisht: Giovanni da Capistrano, në hungarisht: Kapisztrán János, në polonisht: Jan Kapistran, në serbo-kroatisht: Ivan Kapistran) lindi më 24.VI.1386 e vdiq më 23.X.1456, ishte një prift françeskan nga Italia. – sh.im B.M.P.), që me oratorinë e tij të zjarrtë tërhoqi zemrat dhe mendjet për vete për t’i hedhur kundër armikut otoman me një kryqëzatë të madhe të përbërë kryesisht nga fshatarë. Edhe pse relativisht të armatosura dobët (shumica ishin të armatosur me pajisjet e fermës, të tilla si kosë dhe cfurqe) ata u grumbulluan rreth Huniadit dhe forcave të tij të vogël me mercenarë të kalitur dhe kalorësa.

Fitorja e Janosh Huniadit
Më 14 korrik të vitit 1456, flotilja me anije të vogla të mbledhura nga Huniadi shkatërruan flotën osmane. Më 21 korrik të 1456, forcat e vllait të Janoshit, Szilágyi zbrapsën në kala me anë të një sulmi të ashpër nga ana e ushtrisë Rumelisë(Rumeli në turqisht: Rumeli (“Toka e Romakëve” nga Rum: “bizantinët” [më parë “Roman”] dhe El ose Il: “Toka”; në boshnjakishtë: Rumelija; në serbisht: Румелија, Rumelija; në shqipë : Rumeli, në bullgarishtë: Румелия, Rumeliya, në greqisht: Ρωμυλία, Romylía ose Ρούμελη, Roúmeli, është një emër turk, e përdorur nga shek. i XV-të e tutje, në rajonet jugore të Ballkanit nga Perandoria Osmane.sh.im B.M.P.), dhe Huniadi i ndoqi kamba – kambës duke i detyrue të tërhiqeshin forcat osmane drejt kampit të tyre, duke i pushtue rrëmuja, hutija, kaosi i ushtrisë turke në qyteti. Pas luftimeve të ashpra midis koalicionit dhe otomanëve bani që brenda një kohe të shkurtër, u kapë në befasi kampi turkë dhe menjëherë në kët situatë disfatiste sulltan Mehmet hoqi rrethimin dhe u kthye me turpë në Stamboll.

Vdekja e Janosh Huniadit
Një periudhë 70 vjeçare të paqes relative në kufirin juglindor të Hungarisë, filloi me ikjen e tij(Janosh Huniadit). Pas tre javësh, shpërtheu në kampin e Huniadit konfliktet, pas heqjes së rrethimit dhe ai vdiq më 11 gusht të vitit 1456. Në shtratin e vdekjes Huniadi u tha: “Miqtë e mi mbroni Kristianizmin dhe Hungarinë nga të gjithë armiqtë … Ju nuk dueni të keni grindje në mes njeni – tjetrit. Nëse ju do të humbisni energjitë tuaja në grindje e sipër, ju do të vulosni fatin tuaj tragjik, si dhe do t’i hapni varrin vendit tonë .. “[49] Ai është i varrosur në Katedralen katolike romake të Gyulafehérvár (tani: Alba Iulia)( Alba Iulia (shqiptohet në rumanisht: [alba juli.a]; në hungarisht: Gyulafehérvár, në gjermanishtë: Veizenburg / Karl Burg, në latinisht: Apulum, Alba Iulia / Alba Carolina, në otomanishte turke: Erdel Belgradı, që është një qytet Alba e krahinës të Transilvanisë. Qyteti ishte qysh në periudhën mesjetare Selia e Kishës Katolikë të Transilvanisë. Ndërmjet viteve 1541 dhe 1690 ai ishte kryeqyteti i Principatës së Transilvanisë. Alba Iulia ishte historikisht i rëndësishëm për Rumaninë, Hungarinë dhe Saksonët e Transilvanisë.- sh.im B.M.P.) pranë vëllait tij më të vogël , John. Sulltan Mehmetit i II-të i kishte paguar atij haraçin duke u shpreh: “Edhe pse ai ishte armiku im, ndjehem i pikëlluem për vdekjen e tij, sepse bota nuk ka parë një njeri të tillë.”

Kisha Katolike vendosi të bien kambanat e mesditës
Papa Kaliktus (Callixtus) i urdhëroi që këmbanat e kishës në çdo shtet evropian të kumbonte çdo ditë në mesditë, si një thirrje për besimtarët që të luten për mbrojtësit e qytetit.Praktika e ranies së kambanave(Gjatë rrethimit të Beogradit (emri i vjetër hungarez: Nándorfehérvár) në 1456, fisniku hungarez John Huniadi (udhëheqës i ushtrisë mbretërore hungareze) dhe Mihály Szilágyi (kapiteni i kështjellës së Nándorfehérvár / Beograd) e mbrojti qytetin kundër sulmit osman nën komandën e Sulltan Mehmetit të II-të. Rrethimi përfundoi me një fitore të madhe të lavdishme të krishterë. Gjatë rrethimit, Papa Callixtus III urdhëroi këmbanat e çdo kishë të kumbonte çdo ditë në mesditë, si një thirrje për besimtarët që të luten për mbrojtësit e qytetit. Megjithatë, në shumë vende (të tilla si Anglia dhe Mbretërinë spanjolle), ranie e kambanave simbolizon lajmin e fitores dhe në përkujtim të fitores. Sh.im B.M.P.) të mesditës tradicionalisht i atribuohej kremtimit ndërkombëtar të fitores Beogradit dhe të rendit e Papa Callixtus III.( Papa Callixtus i III-të, lindi më31.XII.1378 dhe vdiq më 6.VII.1458; në katalanisht: Calixt III, në spanjisht: Calixto III, Alfons de Borja ishte Papa nga 8.IV.1455 në vdekjen e tij në vitin 1458)

Trashëgimia e Huniadit
Rritja e nacionalizmit ka çuar në imazhet e Janosh Huniadit si hero i kombësive të ndryshme,secili në mënyrën e vet ka deklaruar atë si heroin e tyren Së bashku me djalin e tij Matias Korvinus, Janoshi është konsideruar si një hero kombëtar hungarez dhe si mbrojtës i Hungarisë kundër kërcënimit Osmane. Huniadi ka lindur dhe kishte një karrierë në Mbretërinë e Hungarisë, ishte anëtar i aristokracisë hungareze dhe një subjekt i kurorës hungareze. Tërë jetën e tij ju përkushtua Hungarisë dhe të krishterëve dhe ai u martua me një fisnike hungareze, Erzsébet Szilágyi, dhe ndërtoi një familje me fëmijët e tij si fisnikë hungarezë.Ai rrjedhte nga një familje me besimin katolik, që nuk i përkiste vetëm fisnikërisë hungareze, por gjithashtu u angazhue në pozitat më të larta të drejtimit ndaj kombit të vet. Janosh Huniadi është përmendur në Szózat(Szózat (në anglisht: Apel apo thërret) është konsideruar si një himn i dytë kombëtar të Hungarisë. Himni zyrtar i këndohet në fillim të ceremonive, dhe Szózat këndohen në fund. Ai është shkruar në vitin 1836 nga Mihály Vörösmarty, dhe u aplikue në muzikë në 1840 nga Beni Egressy. Sh.im B.M.P.), një poemë e cila është konsideruar si një “Himni i Dytë” i Hungarisë.

janosh Huniadi asht Hero i Hungarisë dhe i Rumanisë
Historiografia rumune i jepë Huniadit një vend me rëndësi në historinë e Rumanisë. Ai përmendet në Rumani, si një hero kombëtar, më së shumti për shkakun e dyshuar të origjinës tij rumune dhe rolin e tij si Vojvode i Transilvanisë (ishte një rajonë që i përkiste Hungarisë në kohën e Mbretërisë Hungareze, ku tani ashtë pjesë e Rumanisë). Huniadi ishte gjithashtu autor për vendosjen në poste karriere të Stefanit të III-të (Stephen – Stefani i III-të i Moldavisë ose Stephen III, ku lindi në vitin 1433 në Borzeşti dhe vdiq më 2.VII.1504. Ishte i njohur gjithashtu si Stefani i Madh. Në rumanisht: Ştefan cel Mare, Ştefan cel Mare Si Sfânt, “Stephen të Madh dhe të Shenjtë” në versionet më moderne. Ky ishte Princi i Moldavisë në mes viteve 1457 dhe 1504 dhe përfaqësuesi më i shquar i Shtëpisë së Muşat(House of Mușat. – Shtëpia e Bogdanve, që i referohet Shtëpia e Muşat, që ishte familje në pushtet, që themeluan principatën e Moldavisë me Bogdanin e I-rë rreth viteve 1363-1367, duke i dhënë vendit të vet Princin e parë që, lidhet ngushtë me Basarabën, sundimtarë i Vllahisë nga martesat në kohë të ndryshme.sh.im B.M.P.) të III-të të Moldavisë dhe të figurës së diskutueshme Vlad i III-të i Vllahisë(Vlad III, Princi i Wallachia (1431-1476) ashtë më i njohur si Vlad Ngulësi – Impaler, në rumanisht: Vlad Tepes, që theksohet [Vlad t͡sepeʃ] apo thjesht si Drakula, ishte një Vojvodë tre herë në pushtet në Vllahi, kryesisht prej viteve 1456-1462. – sh.im B.M.P.). Të bindë në një farë mënyre origjina e tij rumune edhe ngaqë ai foli gjuhën rumune gjatë rinisë së tij. Ndërsa në shumicën e jetës së tij foli hungarishtë. Janosh Huniadi asht i përmendur në himnin kombëtar të Rumanisë.

Cilësitë e karakterit të shprehur të Huniadit
Papa Piu II shkruan se Huniadi nuk kontribuoi aq shumë për lavdinë e hungarezëve, sa për lavdinë e rumunëve, nga ku ai lindi.
Shkrimtari francez dhe diplomat Filip(Philippe de Commines) e përshkroi Huniadin si një zotëri shumë të fortë dhe trim, i quajtur Kalorës i Bardhë i Vllahisë. Një person e nder i madh dhe i matur, të cilët për një kohë të gjatë kishin qeverisur mbretërinë e Hungarisë, dhe ka fituar disa beteja mbi Turqit
Në folklorin bullgar, kujtimin e Huniadi e kanë përjetsue në karakterin e këngës epike të njohun si hero i Yankul (a) Vojvodës së bashku me Sekula Detentse, një hero fiktivë i frymëzuar ndoshta nga nipi Huniadi-së, János Sekeli. Ndër cilësitë që spikati Janoshi gjatë karrierës ushtarake ishte përfeksionimi dhe pajisja e ushtri të mëdha profesionale me elementë mbështetës të repartit të prapavijës si element i panjohun ushtarak. Kontributi i tij të dukshëm në zhvillimin e shkencës e luftës evropiane të përfshira në taktika dhe strategji në vend të aplikimit të përleshjes frontale me kundërshtarin.
Aftësitë e tij diplomatike, strategjike, taktike i mundsuen Huniadit t’i shërbente vendit të tij me përkushtim. Pas vdekjes së tij, Papa Callixtus i III-të deklaroi se “drita e botës u shua”, duke pasur parasysh mbrojtjen e tij të Botës Kristiane të Europës kundër kërcënimit asgjësues Osmane. Papa urdhëroi të vendosnin kumbona në kisha e kudo për të ra në mesditë për të kujtue fitoren e Huniadit në rrethimin e Beogradit, dhe për të spikatë rezistencën kundër ndikimeve në rritje të agresivitetit islamë brenda Evropës.