Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

ZOTI (Zojzi – Zeusi) i DODONES

Filed under: Historia e Shqiperise |

10502278_1482233718724117_7245812750741344847_nMolosët, thesprotët, kaonët, si bashkëvëllezër të Pirros, bij të shqipes, kan besuar përherë se rridhnin dhe mbroheshin prej Zojzit pellazg dodonas, siç hetohet në mbarë shëmbëlltyrat e tij para-helene.Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtëpërdrejtë ose tërthorazi lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge.Zoti pellazg trashëgoi në dodonë kultin dhe simbolet e Perëndeshes së Madhe parahelene, Tokës-Nënë, që njihet anembanë Evropes me emrin Dhemetra, i cili shpjegohet, kurrsesi rastësisht, vetëm nëpërmjet gjuhes shqipe (dheu, toka), sikundër e provoi I pari shkencëtari J.G. HAN më 1854.Nën shtysën e mbretërve aiakas dhe veçanërisht të Pirro Burrit, emblema e Zotit dodonas do të shfrytëzohet me rrënjë e degë në shërbim të unitetit moloso-thesproto-kaon dhe të luftës kunder aneksionizmit maqedonas. Është meritë historke e Pirros dhe rrethit të tij, që nën këtë simbol besimtar dhe emblemave të tjera dodonase, ditën të bashkonin popullin në betejat për liri e pavarësi.

(Dh.Pilika “Pellazget, origjina jone e mohuar”)