Mesapia e mesapëve të Ilirisë

Filed under: Historia e Shqiperise |

10726436_849714061728862_1744018082_nNga Fahri Xharra

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”.( Hakkı Paşa, (1862–1918) Ambasador Otoman në Itali)/

Ne Foto: Harta; Sa ishim dhe sa jemi? Dhe sa do të mbesim?/
Shkruan: Fahri XHARRA/
-Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe, më thoshte një mik,

– E jo vetëm zbulimet arkeologjike ,por edhe gjuha edhe historia e edhe uni ynë ishte i ndaluar -ia plotësova mikut

Jemi në Luginën e Itrias (Italia Jugore) . Trulli , murët e gurit ,një fshat i vjetër Mesdhetar , kështjella , katedrale, manastire, mullinj nëntokësor , podrume, festivale , vallëzime të traditës: kjo është Itria dhe Lugina e saj. E mbushur me trupa ullinjsh në tokën e ahtëpive të bujqëve ( masseria) , të cilat janë fortesa të vogla nga guri.Këtu janë plazhet e gjata me rërë të imtë, dunat dhe rezervatet e mbrojtura naturale. Këtu janë gjurmët e civilizimit të lashtë Mesap , shtëpitë e vogla me prej guri me kulm konik- Trulli ,këto gjurmë prezente gjerë e gjatë Luginës e që e kanë një bukuri mahnitëse. Këtu është vera dhe kultura e verës me rrënjët e saj që nga civilizimi Mesap, një populli autokton mesap që është vërtetuar me gjetjet arkeologjike në këto anë.

Shkojmë dhe shetisim nëpër Mesapi dhe shofim kulturën dhe civilizimin Mesap. Në mes të qytetëzave Monopoli dhe Savalletri është parku Arkeologjik më mbetjet dhe rrënojat e Egnazias. Kjo fushë arkeologjike prej 40 hektarësh e cila në vete e ka qytetin e vjetër të rëndësishëm Mesat , Gnathis që daton 13 shekuj para Krishtit . Banimet e para të njerzëve datojnë më herët në Kohën e Bronzit , të nërtuara nga Ilirët- Japigët., i cili në shekullin 8-prK u pushtua nga Mesapët dhe kështu deri me zhvillimin , forcimin dhe agresimin e Romakëve në shek.e 3-të park qendroi si qendër Ilire.

Shumë mbetje të kohës së Romës por edhe ato Mesape janë edhe sot mirë të ruajtura. Mbetjet e kohës së Mesapëve janë muret otigjinale mbrojtëse të Mesapëve të cilët e rrethojnë këtë 40 hektatrësh si dhe nekropolin Muret janë të gjata dhe 7 m të larta.Nëpër këtë park janë gjetur shumë themele nga guri i shtëpive të vjetra si dhe rrugët e shtruara me gurë , varrezat dhe e dekoruara me një stilt ë lartë.

10726436_849714061728862_1744018082_nCilët ishin Mesapët?

Ostuni është i njohur si qyteti bardhë. Qendra historike e qytetit është në një bregore që duket si diçka ëndrrave , me shtëpi gjeometrike të ngjyrosura në të bardhë. Qyteti i Ostunit banohej që nga koha Paleolitike dhe i ka gjurmët e ruajtura mië të civilizimit Mesap dhe Japig. shihen gjurmët të dyshemeve vezake që nga koha e Antikës si dhe muret mbrojtëse që e rrethojnë qytetin.

Kush ishin Japigët,Daunët dhe Pucetët?

Origjina ilire e Mesapëve shihet nga mbetjet e shkrimeve ilirike si evidencë gjuhësore ku shihen karakteristikat Ilire në emrat personal ( antoponomi) dhe emrat e vendeve (toponomi).Është shumë e qartë se Mesapët janë pasardhësit e Ilirëve të shtrier nëpër tërë gjatësinë e brigjeve të Adriatikut e që vërtetohet nga shumë autorë klasik. Gjuha Mesape ,thesht ishte gjuhë Ilire.

“Hecateusi i Miletusit rreth vitit 500 prK shkroi për Legjendën agronautëve dhe na tregoi që grekë nuk dinin asgjë për mbrendinë e Ilirisë.Hans Krahe,filologu Gjerman i specilizuar me dekada të tëra në gjuhën Ilire, shkruan se gjuha Mesape në juglindjen e Italisë ishte gjuhë Ilire. (Në librin e tij „Die sprache der Illyrier“.) Kurse Theopompus i I Chiosit shkruante se Liburnët e ndërtuan qyetin Adria në Itali . Shumë shkencëtarë, edhe e argumentojnë që emri Adriatik ka ardhur nga Liburnët”(By Edwin E. Jacques)” . Liburnët ishin zotëruesit e Adriatikut !

Gjuha Mesapishte është një gjuhë e “fikur” indoeuropina e e Italisë julindore, e cila dikur flitej në regjionin e Apulias, Mesapishtje flitej nga fiset ilire të Japigëve , Mesapëve ,Daunëve dhe Peucetëve. Gjuha është “ruajtur” në nja 300 mbishkrime që datojnë nga

shekujt 6-1 paraKrishtit . Mesapishten e zhduki pushtimi Romak.

Edhe pse origjina e Mesapëve ende diskutohet , origjina e tyre Ilire nuk hishet poshtë . Qyteti Hyria u formua në shek i 8- të prK , dhe pati shumë sulme për pushtim , e njohur është mbrojtja nga Japigët në vitin 473 duke falënderuar kalorësinë e përsosur të tyre.Qytetet Mesape ishin të pavarura njëri nga tjetri.

Disa fjalë bindëse të Mesapishtës që kanë lënë gjurmë edhe sot dhe spjegohen vetëm me anën e Shqipes. Brindizi (qyteti) – Brin ,Brinë , Menzana-Mëz. Pie – numri pesë,Bilia -bijë, bija. , Ma -Më , Mos etj

Julius Pokornye gjenë etnonimin Messapii nga Mesapia , të interpretuar kështu ”Vendi në mes ujërash” Mess- nga Proto-Indoeuropianishtja “medhyo “ dhe “apia” nga po ajo proto- gjuhë e vjetër *ap- ujë* .

Pra Mesapët ishin një popullu që e popullonin në kohërat e kaluara historike ,gadishullin juglindor apo ” thembrën” e Italisë.dhe e njohur në të kaluarën me emra të ndryshëm Kalbria, Mesapia, Japugjia. Qyetet kryesore ishin Uzentum (modern Ugento), Rudiae (modern Lecce), Brundisium (modern Brindisi) dhe Hyria.Pastaj qytetet tjera; Alytia (Alezio),Aoxentum (Ugento)Brention/Brenteseion (Brindisi),Cavallino, Manduria

Hodrum/Idruntum (Otranto),Hyria/Orria (Oria),Kaìlia (Ceglie Messapica)

Mesania (Mesagne),Neriton (Nardò),Rudiae (Lecce),Mios/Myron (Muro Leccese)

Thuria sallentina(Roca Vecchia)

Arkeologet e gjejne harten më të vjetër te botës perendimore që e deshmon lashtesinë ilire.Harta daton 500 vjet prK,e gjetur mu në Mesapi , e bërë nga Mesapët. Kjo e tregon edhe një dëshmi të të parëve tanë.