Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Flamuri 170-vjeçar, dëshmi e luftrave për liri ruhet në Mirditë

Filed under: Historia e Shqiperise |

flamur-170-vjet-mirdite-640x548Prej 75-vitesh, flamuri ruhet me fanatizëm nga familja lezhiane e Ndue Bajraktarit

Një flamur 170-vjeçar është dëshmi e disa luftrave të zhvilluatra nga shqiptarët për lirinë e vendit. Në të duken qartë shenjat e plumbave dhe gjaku i të rënëve në luftë.

Ky flamur kuqezi, mbart një histori të paktën 170-vjeçare.

Prej 75-vitesh, ruhet me fanatizëm nga familja lezhiane e Ndue Bajraktarit, një nga 12 bajraktaret e Mirdites, i cili ka krijuar një mini muze me simbole dhe kujtime të patriotëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Flamurin, gjyshërit e morën nga shtëpia në flakë prej pushtuesve, ndërsa kanë mundur ta ruajnë dhe gjatë viteve të internimit komunist.

Flamuri i ka rezistuar disa luftrave, dëshmi e të cilave janë shenjat e plumbave dhe gjaku që ndodhet në të.

Flamuri 170 vjeçar ka tërhequr dhe vëmendjen e shumë patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të cilët shkojnë për ta vizituar.