Atëherë kur serbët tërhiqeshin në vitet 1915 nga tokat shqiptare

Filed under: Historia e Shqiperise |

Viti 1915 ka qenë momenti kur serbët kanë lënë disa mijra të vdekur në luftën e tyre me perandorinë austro-hungareze. Një pjesë e rëndësishme e territorit ku kanë lënë eshtrat e tyre, ishte pikërisht territori shqiptar. Por, ata më përpara kanë bërë masakra të padëgjuara në trevat shqiptare, ndër shqiptarë të lindur në këto treva dhe pa dallim feje në çdo rast. Në relacionin që Komisioni Ndërkombëtar mbi luftrat ballkanike ka bërë, ka dhe një frazë të tillë: Shtëpi dhe fshatra të tëra janë kthyer në hi, popullata të pa dëmshëm dhe të pa fajshëm janë masakruar në masë, ka pasur akte të pabesueshme të dhunës, vjedhje dhe brutalitete të çdo lloj natyre-këto ishin mjetet që janë përdorur dhe janë akoma në fazë pushtimi nga ushtarët serbo-malazez, në një përfshirje të përgjithshme për transformimin me karakter etnik të rajoneve të banuara tërësisht nga shqiptarët…!

E filluan luftën ballkanike dhe atë të parë, duke vrarë dhe masakruar popullsinë shqiptare në trevat e tyre etnike përfshi dhe Shqipërinë e mesme, pikërisht serbët në luftë të egër me perandorinë Austro-Hungareze. Nga libri “Lufta detare në Adriatik” (La guerre navale dans l’Adriatique), shkruar nga A. Thomazi, kapiten anijeje në rezervë, që u botua në Paris në vitin 1927 mësohen qartë dhe mirë ngjarjet detare të kohës. Ajo filloi një marshim dy-mujore përmes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë në portin shqiptar të Durrësit, nga ku ishte evakuar nga aleatët. Gjatë rrugës, shumë ushtarë serbë dhe civilë vdiqën nga uria dhe numri i viktimave mendohet të jetë deri në 150.000. Ishin ata serbë që kishin bërë krime të rënda kundër shqiptarëve, por që u katandisën si mos më keq në Luftën I Botërore. Nga Sh. Topallaj, sqarohet mirë situata në Durrës dhe lufta e madhe midis grupeve të mëdha atje duke thënë se: Austriakët në Durrës, Shëngjin dhe Vlorë ishte rifillimi i lundrimit në Adriatikun e Poshtëm varej nga aktiviteti i flotiljeve austriake. Anijet nga Kotorri kishin vendosur pengesa me mina në shumë pika pranë bregdetit shqiptar. Më 23 nëntor midis Brindizit dhe Durrësit anija “Helgoland” dhe destrojerët nga Shibeniku fundosën një velierë dhe avulloren italiane “Palatine” të ngarkuar me miell. Të nesërmen avullorja franceze “Harmonic” u godit nga një nëndetëse në portin e Shëngjinit dhe iu nënshtrua bombardimit ajror nga avionë; më 3 dhjetor italianët humbën anijen e transportit të trupave “Umberto” dhe destrojerin “Intrepido”, të cilat u hodhën në erë nga minat afër Vlorës. Më 5 dhjetor një flotilje nga Kotorri, e kryesuar nga luftanija “Novara”, bombardoi Shëngjinin dhe mbyti dy avullore italiane, një greke dhe disa veliera. Më në fund, nëndetësja jonë [franceze] “Fresnel”, që po patrullonte në gjirin e Drinit, u mbyt rastësisht natën e 4-5 dhjetorit në grykëderdhjen e Bunës. Ekuipazhi i saj, që gjeti strehim në një ishullth ranor, u kap rob pasi u mbrojt burrërisht përballë mitralozave, me të cilët ishin armatosur motoskafët “Huszar’ dhe “Warasdiner”; austriakët e asgjësuan nëndetësen me zjarr artilerie. Në Durrës flotilja nga Shibeniku mbyti katër veliera.

Ka dhe shumë e shumë veprime të tjera ushtarake detare dhe tokësore me humbje të mëdha të serbëve edhe pse ndihmoheshin nga kundërshtarët e Austrisë në atë kohë, por që unë nuk kam qëllim ti përmend në këtë shkrim. Por ajo që mund të them është se Austro-Hungaria e kishte vënë në pozitë tepër të vështirë dhe shkatërrimtare ushtrinë serbe e cila ishte e zonja vetëm të vriste shqiptarë të pafajshëm dhe të pa armatosur. Ushtaraku francez edhe si disi mik i serbëve tregon se: Në kohën kur zhvilloheshin këto diskutime, ushtria serbe erdhi drejt bregdetit në gjendje katastrofike. Për fat bullgarët nuk e ndoqën deri në fund; më tepër se 160.000 ushtarë, që nuk kishin pothuajse asnjë organizim ushtarak, gjithashtu dhe refugjatët, që vdisnin urie, ishin shpërndarë në grupe midis Shëngjinit dhe Durrësit. Nga ana tjetër, pritej një sulm austriak kundër Malit të Zi; ekzistonte frika se një sukses tepër i mundshëm i tij do të mund të çonte në kapitullimin e mbretërisë. Në të vërtetë, më 8 janar 1916 kundërshtari, i mbështetur nga artileria e flotës, kaloi në ofensivë malin e Lovçenit; 5.000 ushtarët që e mbronin, pavarësisht heroizmit, u detyruan të tërhiqeshin përpara 30.000 austriakëve, artileria e të cilëve kishte jo më pak se 500 topa. Përparimi i pashmangshëm i armikut drejt brigjeve të liqenit të Shkodrës ishte një kërcënim serioz për veriun e Shqipërisë, ku ndodheshin refugjatë serbë të shumtë në numër. Në atë kohë në Shkodër, serbët mbetën si mos më keq.

“Ushtria serbe në të vërtetë u dobësua në pesëdhjetë ditë luftë të dëshpëruar me një kundërshtar më të fuqishëm në forca. Humbjet e saj si rezultat i zjarrit të artilerisë austro-hungareze ishin tejet të rënda… Pasi flijoi kuajt dhe qerret si dhe artilerinë fushore (artilerinë me rrota), ajo i kufizoi edhe më tepër mundësitë… e qëndresës… Në lartësitë malore, mbi 2500 metra, mbretëronte dimri i egër; rrugët e zbukuruara me emra rrugësh romake ose veneciane, ishin thjesht monopate për kafshë transporti… një vend kaq i varfër nuk kishte kurrfarë burimesh për të ushqyer dhe akomoduar trupat”. (Commandant М. Larcher. “La grande guerre dans les Balkans”. Paris. 1929. f. 113). Tashmë situata ishte bërë aq sa në favor dhe në disfavor të serbëve në këtë aventurë ballkanike dhe tashmë botërore dhe autori shkruan: “Në sprovat e tyre të rënda serbët kishin vetëm si mbështetje shpresën e madhe se, me të mbërritur në detin Adriatik, ato do të shpëtonin… Në portet e bregdetit të Shqipërisë ata do të gjenin ushqime, uniforma, strehim dhe mbulimin e artilerisë së flotave aleate… Antanta, që zotëronte detet, a do të mund ta shpërfillte detyrën ndëraleate?… Serbët filluan të dilnin në det në javën e dytë të dhjetorit të vitit 1915… ata kishin ushqim vetëm për dy ditë… ata nuk gjetën në bregdet asgjë prej atyre që prisnin… Italia nuk mund të sillej me dashamirësi ndaj shfaqjes së serbëve në Shqipëri… Ata shpejtuan të pushtonin Vlorën dhe Durrësin”. (Commandant М. Larcher. “La grande guerre dans les Balkans”. Paris. 1929. ff. 114-115).

Në faktet e nxjerra nga ky moment dalin dhe ato të aventurës në Shqipëri dhe shpjegohet edhe momenti me Esad Pashën ku thuhet se: Tërheqja e ushtrisë serbe në Shqipëri në fund të 1915 dhe në fillim të 1916 e vunë aleancën e Esad Pashës para një prove serioze. Në rajonet ku nuk shtrihej autoriteti i tij, veçanërisht në pjesët veriore të vendit mes fiseve katolike, trupat serbë u detyruan të ndërronin rrugën deri në portet e Adriatikut, ku po i prisnin anije aleate. Xhandarmëria e Esad Pashës ndihmoi ushtrinë serbe, siguroi korridore të sigurta, strehim dhe ushqim, dhe u angazhua në përleshje me çeta shqiptare që sulmuan trupat serbë dhe vodhën refugjatët e paarmatosur. Esad Pasha nxori një shpallje të veçantë duke u bërë thirrje shqiptarëve të ndihmonin ushtrinë serbe dhe informoi komandantët ushtarakë mbi avancimin e forcave të armikut, lindjen e çetave rebele dhe disponimin e fiseve të veçanta. Për më tepër avancohet dhe në shifra duke sqaruar se: “Golgota shqiptare” ishte gjyqi më i madh ushtarak i popullit serb. Nga 220.000 ushtarë që kaluan përmes Shqipërisë në drejtim të Korfuzit dhe Bizertës, vetëm 150.000 arritën në destinacion, nga rreth 200.000 refugjatë të shpërndarë nëpër shkrepat dhe kënetat e bregdetit shqiptar mezi një e treta (60.000 persona) i shpëtoi vdekjes. Humbjet e Serbisë do të kishin qenë shumë më të rënda sikur të mos ishte Esad Pasha dhe pasuesit e tij gjatë tërheqjes dhe të hipjes në anije. Ishte një shkatërrim total i një ushtrie të futur në aventurë për zgjerim tokash, por që në luftë me të armatosurit po humbte rëndë, biles në mënyrë dramatike. Ajo kishte bërë mijra e mijra viktima ndër popullsinë e pa fajshme shqiptare, dhe tani kur duhet të përballej me ushtri të vërtetë tregohej një gjë prej kartoni. Po paguante rëndë, shumë rëndë, dhe vetëm ndihma që po i jepte Esad Pasha po i shpëtonte serbët përballë një ushtrie të vërtetë dhe sigurisht trime që ishte ajo Austriake. Ka me mijra e mijra të dhëna mbi shpartallimin e ushtrisë serbe, mbi ushtarët e mbetur rrugëve, mbi armët e tyre të mbetura maleve të Shqipërisë dhe ka dhe fakte se shqiptarët po të kishin qenë të pamëshirshëm si vetë serbët me ta, do të kishin bërë namin duke i vrarë dhe i prerë.

Ka foto të tërheqjes së tyre me në krye të famshmin mbret dhe të ushtrive në tërheqje dhe ushtarëve të drobitur dhe të pa ushqyer rrugëve dhe maleve dhe po ashtu dhe në Shkodër. Serbët kishin humbur përballë ushtrisë dhe kanë humbur gjithmonë kur kanë luftuar kështu. Ata kanë “fituar” vetëm kur kanë luftuar me popullatën e pafajshme dhe të paarmatosur, dhe kjo është edhe një nga vetitë e “trimërisë së tyre të pashoqe” në luftë. Ne sot duhet të jetojmë në paqe, por historia e një mentaliteti serb, për luftë, toka, dhe sidomos masakra është i kahershëm dhe shpesh herë është ndëshkuar. Nuk është vetëm viti 1998, por edhe koha e luftës ballkanike dhe asaj të parë botërore që flasin kështu. Tani mbase dhe për një dron kanë vërtetë frikë. Kanë frikë, sepse e dinë, se askush nuk është më jo vetëm i pa armatosur, por kryesisht nuk është më modeli serb i frikës që nis luftra dhe që zakonisht përfundon me humbje të rënda edhe pse më përpara ka bërë masakra ndër civilë. Sot duhet të jetojmë në paqe, por sigurisht duke mos harruar historinë e dikurshme.harta_e_ballkanit-ok