Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Populli grek në Mesjetë nuk ekzistonte! E në shekullin e 19-të, e gjithë Greqia ende fliste vetëm shqip

Filed under: Cameria,Gjuha Shqipe |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

skanna0006
“Grekët e rinj” të pas revolucionit të 1821, për të cilët Nermin Vlora Falaski pohonte se: “Në Mesjete nuk ka patur grekë-hellenë. Grekët e sotëm janë, në të vërtetë, përzjerje e etnosit shqipetar, vlleh dhe turk”. (36) Studiuesi J.Ph.Falmerayer (“Fragmente aus dem Orient”, II, Stuttgart 1845, f381,382) që vizitoi krahinat e Peloponezit, Atikës dhe zonave të tjera në vitin 1833 në librin e tij shkruante se: «çdo njëri bindet që kudo në Greqi flitet shqip”) (37)

Kamarda duke e kuptuar rëndësinë e madhe të këtij problemi në studimet historike, e ndjen të nevojshme, pas dy vitesh, t’i bëj një shtesë botimit të librit të parë. Për të sqaruar përkatsinë etnike të Hellenëve të lashtë, ay sjell jo vetëm fakte nga shkruesit e parë dhe mitet, por krahason traditën zakonore, ritet dhe shpjegon ligjet fonetike të gjuhës shqipe, që sollën gjatë mijëravjeçarëve largimin e gjuhës së hellenëve nga burimi i saj pellazg.

Mund të themi , me aq sa kemi mundur të lexojmë deri më sot, se teza “Hellene” asnjëherë nuk është trajtuar kaq gjërësisht në këtë këndvështrim. Është fakt se edhe në kohën tonë, për origjinën e emrit “grek” dhe atij të lashtë “hellen” dhe arësyes se, përse emri “hellen” barazohet me emrin “grek”, studiuesit nuk na kanë dhënë dëshmi historike, gjuhësore apo besimtare. Kjo mangësi ka sjellë, që në Historiografinë europiane dhe botërore, bashkësitë fisnore iliro-iperiote dhe maqedone , të trajtohen etnikisht të ndryshme nga ato të hellenëve të lashtë dhe në përgjithësi me të gjithë fiset e Jugut ballkanik. Kamarda dëshmon (siç do ta shikojmë më poshtë) se GJUHA, në çdo kohë ka shprehur afërsinë e ngushtë të tribuve Iliro-Maqedone-Iperiote me ato Hellene dmth të Eolo-Doro-Jonëvet . (38) Ky trajtim i gabuar i Historisë së lashtë është rrjedhojë edhe nga moskuptimi i emërtimit “barbar” (që përbën një tezë më vete), në kohën kur Herodoti e ka përdorur për gjuhën e këtyre fiseve dhe rënien e studiuesve në “kurthin”politik të fjalimeve të Demostenit kundër mbretërve maqedonas. –Shkëputur nga një studim i Fatbardha Demit. SHQIPTARI.EU