Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Gjuha Shqipe në Mitologjinë Skandinave

Filed under: Gjuha Shqipe |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

mitologji-skandinave
Shkruan: Mili Butka
Sa shumë koiçidenca të gjuhës shqipe???
“E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”. Hegel.
Përpara se të shohim një foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim po ju sjell një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke.
Pikërsisht sepse në figurën që shihni gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.

Siç do e shihni më poshtë studjuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.
Për këtë qëllim po ju ofroj gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu padashur ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në mes/dhe.
Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; “t’aml” ashtu fiks po edhe qumshtit = t’am’l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

Eshtë pikërisht fjala shqipe; “t’aml” embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t’ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët;”Mel – Mjaltë”, “Mjel – klumstin -qumshtin” etj. Ashtu siç do shihni në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët e tjera, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.

• Shqip …….Shqip ……..Ang. ……. Greek ……. Latine
• e embël ….t’ambèl …… sweet …… glykós ……. dulce
• qumësht …klumesht … milk …….. gala ………. lac
• mjel ……..mil, mile …. milk …….. gala,αρμέγω.. lac
• mjalt …….mel ………. Honey …… méli ……….mel
• pjergull …(Pielgul) ….. pergola ….. klimatariá …pergola

skaba @ embla
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla.
Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.
Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.
Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të “embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”, është problematike dhe është arritur nga rrjedh * Elm-la nga * Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes * Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lart i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër “Skaba” e që i përket pikërisht figurës “Zeus” i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, “Gek os Embla”
Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe e më “pranë Diellit =Afërditë”.
Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: “Gek os – Embla” është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si “keku” i embël, ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.

Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë” perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor:
Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk meret parasysh jo e jo, ne figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?
“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.