Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Dialekti geg

Filed under: Gegerishtja |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

300px-Albanian_dialects.svgDialekti gegë ose gegërishtja (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte. Dy nendialektet e gegerishtes gjeografikisht ndahen te lumi i Matit. Gegerishtja veriore shtrihet ne te djathte te Matit: ne Mirdite, ne Puke, ne Lume, ne Has, ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove, ne Maqedonin Veriperendimore, ne Dukagjin, ne Malesi te Madhe (ne te dy anet e kufirit), ne Shkoder e ne rrethinat e saj, ne krahinen e Krajes dhe te Ulqinit; ndersa gegerishtja jugore shtrihet ne te majte te Matit: ne zonat e Elbasanit, te Durresit, te Tiranes, te Krujes, te Matit, te Lures, te Peshkopise e te Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri ne Shkup e Kumanove. “Kufiri natyror” në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e shkruar e gjuhës shqipe.