Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Opinion nga Marin Mema !

Filed under: Ekskluzive |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

10712974_787482194623526_3883898654705183672_nDo te doja te degjoja sot qofte edhe nje nga ekspertet e medhej qe bejne sikur e njohin ballkanin te me thoshte se kur nje kembe shqiptari ka shkelur ne dhe te huaj si pushtues, ka vrare njerez te pafajshem , ka prere e masakruar, ka ofenduar, ka dhunuar apo ka prere ne bese. Kurre. Ndaj edhe nuk urrejme, ndaj edhe kemi pritur ne Shqiperi, Malazezet, Greket, Maqedonet, Bullgaret, Rumunet, Turqit e kedo me besen e burrit e civilizimin me te jashtezakonshem europian. Ndaj edhe Serbet do te vinin ketu pa kurrefare problemi sepse ne forcen e kemi tek identiteti , tek flamuri, tek shpirti, tek shqiptaria e jo tek dhuna e pabesia.

Kurre nje lojtar mik nuk eshte prekur sepse ne e kemi ne gen te qenit te drejte te pakten ne kete pike. Jemi te keqinj te vetes sepse nuk bejme dot shtet por me miqte e “armiqte” jemi prape miq e komb i beses. Historia e ka thene me gojen e saj ate qe jemi sot, nje komb qe nuk dhunon e qe nacionalizmin e semure ekstrem e percmon.. Ne duam flamurin tone por nuk urrejme simbolet e te tjereve, ne flasim shume por nuk paragjykojme kurre asnje minoritet, ne kemi vuajtur pafund por nuk kemi zgjedhur dhunen si pergjigje, ne jemi shqiptar dhe kemi pranuar qe ne Ballkan te bashkejetojme me te gjithe..

Ndaj sot bota duhet te gjykoje drejte nje komb qe ka zgjedhur Europen si rrugen e tij, si stacionin e natyrshem ku bashkohen kombet e civilizuara. Jane ato kombe qe dhunen nuk e shohin si zgjidhje e drejtesine e kane simbol te shtetit te tyre. Kete duam edhe ne, DREJTESI. Asgje me shume. Drejtesi jo beteja, bashkejetese e jo lufte, bashkepunim e jo shtytje, zgjidhje e jo urrejtje. Ne jemi shqiptare e ju siguroj te dashur eksperte qe sic e ka shkruar historia nuk do te bejme kurre asgje per te ndezur zjarrin ne token tone apo te tjeterkujt. Duam vetem Drejtesi dhe asgje tjeter.