Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij

Filed under: Elita Kombit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1800358_10152398961851339_3363865652350110379_nPërgëzimet e Nolit për Enver Hoxhën

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, peshkopi Fan S. Noli i dërgonte përshëndetje Enver Hoxhës, atëherë gjenerallejtënant, duke i dhënë atij mbështetjen e plotë. Pas luftës, Noli angazhohet në sqarimin e pozitës delikate të Shqipërisë
Çfarë i shkroi Noli Enver Hoxhës (1)
Në fejtonin që fillon sot do të prezentohet letrat që Fan S. Noli ia ka dërguar Enver Hoxhës në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore. Letrat janë marrë nga libri që përmban oratori, autobiografi, letërkëmbim dhe intervista të ndryshme të Fan S. Nolit. Libri “Noli – Vepra 6” është botuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1996. Janë këto letra që zbulojnë raportin e Nolit dhe Enver Hoxhës e partizanëve në Shqipëri, në fund të Luftës së Dytë Botërore si dhe pas luftës. Në letra zbulohet në një formë tjetër vija e rrjedhës së ngjarjeve në Shqipërinë e pasluftës. Letrat e viteve në përfundim të luftës
Kryeministrit Enver Hoxha
TIRANË, SHQIPËRI

Shqipëtarët e Shteteve të Bashkuara dhe unë bashkë me ta kemi ndjekur me emocion të thellë luftën tuaj heroike dhe jemi gëzuar aq sa nuk shprehet me fjalë për sukseset tuaja të
shkëlqyera. Ne e ndiejmë veten krenarë për ju sepse ju jeni i vetmi udhëheqës ushtarak në këtë luftë, i cili ia doli ta çlirojë vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmën e ndonjë ushtrie çlirimtare mike: ju jeni gjithashtu një nga të paktat qeveri që mund të qëndrojë me këmbët e veta, e pambështetur nga ushtri mike të pushtimit. Për më tepër, ne e miratojmë me gjithë zemër politikën tuaj të bashkëpunimit të ngushtë me Jugosllavinë dhe me udhëheqësin e saj të madh, Mareshallin Tito, nën udhëheqjen frymëzuese të të cilit ne shpresojmë të kemi një Federatë të gjithë popujve të Ballkanit, duke vendosur kështu një paqe të qën-drueshme në gadishullin tonë të shqetësuar. Ju lutem t’u transmetoni përshëndetjet e mia të përzemërta gjithë kolegëve tuaj që kanë marrë pjesë në kryqëzatën tuaj aq të vështirë e aq me zotësi dhe gjithë popullit shqiptar që qëndroi i patundur e me besnikëri përkrah jush. Perëndia ju bekoftë të gjithëve.

Peshkopi F. S. Noli

* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhës

Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxehtë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim të mirë dhe kolegut tuaj Sejfulla Malëshova. Kam dëshirë të madhe të jem aty me juve, po sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera… Mundet të ju bëj një vititë pas Pashkëve, kështu do të takoj përsëri me miqtë e mij të vjetër. Kam shumë arsye që me pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri. Ju siguroj se ju kini përkrahjen time të plotë dhe munt të përdorni emrin tim në fushatën elektorale që populli të votojë për Frontin. Bashkë me këtë, ju lutem të drejtoheni tek unë për çdo gjë që unë munt të bëj për këtë çështje. Si juve ashtu dhe kolegëve tuaj ju uroj suk-sese, sikundër e meritoni, në zgjedhjen për Asamblenë Kushtetonjëse.

Perëndia qoftë me juve. Peshkop Fan Noli, më 13.X.1945

* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhës

Faik Konitza pat shfaqur dëshirën e fundit që të varroset në vendlindjen e tij. Stop. Lutemi na njoftoni kohën më të përshtatshme që të bëni nderimet e pranimit të trupit të luftëtarit të parë për Indipendencën e Shqipërisë. Stop. Miqtë dhe adhuruesit e tij do të kujdesen këtu për përcjelljen e trupit të tij stop. Do të jenë jashtëzakonisht të lumtur shqiptarët e këtushëm po t’i dërgoni ditën e pamvarësisë një përshëndetje të shkurtër /Stop/
Imzot Noli

* * *
Mesazh Enver Hoxhës
/23 mars 1946/

Në një shënim “New York Herald Tribune”, më 23 mars shkruan se përkundër kërkesës së Shqipërisë të paraqitur në fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga Çekosllovakia dhe i shtyrë nga sovjetët, Philip Noel Baker, Ministër Shteti britanik, kapi rastin në mbledhjen e këshillit të UNRRA-s për të lajmërua delegacionin sovjetik në këtë mënyrë ruske që Këshilli i Sigurimit nuk do të shqyrtojë një karkesë të njëllojtë për anëtarësi në UNO sepse ka punë të tjera me rëndësi dhe probabilisht nuk do të veprojë deri në shtator. Në lidhje me këtë pëshpëritet se Anglia do ta tërheqë njohjen e dhënë më parë Shqipërisë. Peshkop Fan Noli

* * *
Mesazh Enver Hoxhës
Më 23 mars 1946

Marrë vesh nga bisedime që kam patur me funksionarë të Departamentit të Shtetit që pranimi i traktateve të konkluduara nga regjimi i kaluar është një konditë e domos-doshme për njohjen e Qeverisë shqiptare nga ana e Shteteve të Bashkuara. Unë besoj që tani çdo vonesë do të prejudikojë çështjen tonë në një kohë kritike. Duke marrë parasysh bisedimin e afërt në UNO të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësi dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veri-ut, unë sugjeroj që të pranohen menjëherë traktatet në fjalë. Ky pranim do të sjellë automatikisht njohjen amerikane, do të zhdukë pengesat për pranimin në UNO dhe do të na lehtësojë punën e mbrojtjes me suk-ses të integritetit tokësor të Shqipërisë.

Peshkop Fan Noli
C/C Ross C. Hurrey 1034 Washington
BLDG.