Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Biznesmeni nga Kosova financon restaurimin e shtëpisë së Fishtës, shteti shqiptar heshtë

Filed under: Rilindasit Shqiptare |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Sabri Maxhuni, një biznesmen kosovar është vetofruar për financimin e plotë të ndërhyrjes që duhet kryer për ta bërë të vizitueshme shtëpinë e At Gjergj Fishtës.

“Kam bërë projektin se si duhet resturuar shtëpia e At Gjergj Fishtës, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin ashtu siç ka qenë. Kemi mundësinë për të bërë financimin për restaurimin e saj, prandaj unë besoj se nuk duhet të kemi ndonjë pengesë për këtë”, shprehet biznesmeni nga Kosova, transmeton OraNews.

Ai ka paraqitur kërkesën edhe projektin që sipas tij ruan identitetin e kësaj shtëpie, ndonëse ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës.

“Kam bindjen se askush nuk ka arsye që të bëhet pengesë për restaurimin e shtëpisë. Më vjen keq ta them por mua më duket se rinia dhe fëmijët tanë dinë për të madhin At Fishta”, thotë Sabri Maxhuni.

Kërkesa ndonëse i është dërguar edhe Drejtorise Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, sërish nuk ka patur asnjë reagim, duke të lënë shijen e mosinteresit nga institucionet për restaurimin e shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës.1_240178471