Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nënë Tereza, 11 vjetori i lumturimit

Filed under: Elita Kombit |

TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 11 vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shprehet se 11 vjet më parë, Papa lumturoi simbolin e përkushtimit ndaj të varfërve dhe dashurisë. Sipas Bashës, Nënë Tereza, sot më shumë se kurrë është simbol i frymëzimit për të gjithë. “11 vjet më parë, Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën, simbolin e përkushtimit ndaj të varfërve dhe të dashurisë për Zotin, duke i hapur rrugën shenjtërimit të saj. Nuk ka një tjetër në historinë njerëzore që t’i ketë kushtuar jetën të varfërve, si Nënë Tereza. Vepra e saj është sot më shumë se kurrë frymëzim për të gjithë ne, që të përkushtohemi ndaj njerëzve në nevojë dhe të vobektëve që po shtohen çdo ditë në vendin tonë, të angazhohemi më shumë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve tanë. Bekimi i Zotit dhe Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tonë.” shkruan Basha cache-210-166-strict-135244_2