Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mesazhi djalit të Azem Hajdarit : Babe Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.

Filed under: Figurat e shtetit |

kiri-dhe-azem-hajdari-1
TIRANE- Sot, një ditë pas intervistës së Ylli Rakipit me autorin e dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Salihi (Mulosmani), i biri Kiri Hajdari ka bërë një mesazh për të atin. Mesazhi përkon jo vetëm me intervistën por edhe me ditëlindjen e liderit të ndjerë të dhjetorit, Azem Hajdari, i cili sot do të ishte 53 vjeç.Ndër të tjera Kiri, shkruan se “Azem Hajdari i vra nga qarqet antishqiptare, nga ata që nuk e deshën Shqipërinë e Bashkuar.

Ja statusi i tij i plotë në Facebook
Babe,
Sot më tepër se në cdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, esht Marsi ky muaj qe vetem e shton dhe nuk e zbeh aspak ket mall. Kanë kaluar 17 vite qe ti Babai , studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosoves qe Ti i deshe aq shume.
Gjithmonë e me shum Un bindem se historia te jep vendin qe ty te takon. Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pelqeu endrra jote per nji Shqiperi te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane,Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.