Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ismet Haxhia: Vrasja e Azem Hajdarit politike jo ordinere

Filed under: Figurat e shtetit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Azem-hajdari-i-vrare-640x464I dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e liderit të dhjetorit denoncon në një intervistë për “GSH” ato që ai i çuan kulisiat që fshihen pas këtij krimi
I dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia, deklaron se vrasja e Azem hajdarit nuk është odrinere por një vrasje politike. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Haxhia ka deklaruar:“Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e shëmtuar, tërësisht politike dhe paraqitja e kësaj vrasjeje si ordinere nga kjo ‘drejtësi’ që e kemi peshqesh po nga politika, është një krim i rëndë, që mbivendoset mbi këtë krim makabër, i cili i pastroi rrugën krimit politik të pandëshkuar”, shprehet ai. Haxhia deklaron se provat e krimit janë manipuluar në shërbim të fshehjes së autorëve përgjegjës për vtasjen. “Kjo çështje nuk u hetua kurrë në thellësinë dhe gjerësinë e duhur, por veçse u gjykua mbi të dhënat fiktive të dorëzuara në ekipin e hetimit. Këto të dhëna i shërbenin mbulimit të autorëve të vërtetë të krimit dhe përdorimin e tyre me qëllime të pastra politike”, thotë ai. Haxhia hedh akuza edhe mbi vendimin për rrëzimin e kërkesës së tij ankimore në Gjykatën e Strasburgut duke thënë se përfaqësuesi shqiptar i kësaj gjykate Ledio Bianku në persionin që vinte nga Tirana u detyrua të zvariste çështjen. “Dorëheqja e tij bëhej me urdhër të tutorëve të tij nga Tirana, me qëllim zvarritjen e procesit, duke ndryshuar gjyqtarët që e kishin shqyrtuar çështjen dhe që vendimi i konceptuar binte ndesh me pritshmërinë e Qeverisë shqiptare”, deklaron Ismet Haxhia.