Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Identifikohen në Strasburg eshtrat e Isa Boletinit, rivarroset më 28 Nëntor

Filed under: Figurat e shtetit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

isa_8381Eshtrat e Isa Boletinit fillimisht me 28 nëntor do të qëndrojnë në Vlorë, pastaj do të nisen për në Prizren dhe do të rivarrosen ne vendlindje në fshatin Boletin të Mitrovicës Prishtinë 29 tetor 2014 – Heroi kombëtar më në fund do të prehet i qetë në vendin e tij të lindjes. Pas tre vitesh ekzaminimesh, që u nisën nga institucionet vendore, vërtetësia e eshtrave të Isa Boletinit përfundimisht u konfirmua në Strasburg. Këtë e thonë edhe dokumentet të cilat siguroi Klan Kosova.
Kjo, pasardhësve të heroit nga Boletini i Mitrovicës, u solli gëzim të madh. “Boletinët janë të shpërndarë anembanë, e me 28 nëntor do të bëhen bashkë prapë”, thotë Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit
Kthimi i Boletinit në vendin e tij lindjes, është lajm edhe më i lumtur për imamin nga Mitrovica, që i solli dhe ruajti eshtrat e tij dhe gjashtë personave të tjerë që nga viti 1998. Ai i varrosi ato njëherë në mënyrë sekrete. Për organizimin dinjitoz të varrimit të heroit, do të përkujdeset institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. “Bisedat kanë qene me u nis nga Vlora, me kalu në Prizren, deri te stadiumi olimpik i Mitrovicë”. Për organizimin e varrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, Bahtiri e pasardhësit e heroit, të enjten pritet të mbahet një takim me ministrin në detyrë të Kulturës, Memli Krasniqi.