Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Reparti nr.318 Qyteti Stalin (Kucove)

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Në vitin 1966, për herë të parë regjimi komunist çeli një repart të posaçëm pune të detyruar për gratë, të cilin e vendosi në Qytetin Stalin (sot Kuçovë). Këtu erdhën gratë që vuanin dënimin në Tiranë dhe vijuan ato që dënoheshin. Rreth 120 gra punonin në bujqësi në 150 hektarë tokë, afër puseve të naftës aty ku toka nuk punohej me traktor. Numri i grave të dënuara për krime politike përllogaritej në vite midis shifrave 10 – 20 %.
Më poshtë janë fotot e një prej gardianeve më jetëgjata të burgjeve si dhe të komisares së kampit. Në fund të ekzistencës së tij, në këtë kamp u grumbulluan më pak se 500 gra të dënuara. Kampi u zhvendos në vitin 1976 në Kosovë të Elbasanit.