Presidiumi dhe Ministria e Mbrojtjes

Filed under: Dosjet Shqiptare,Dossier |

Para se Presidiumi i Kuvendit Popullor të nënshkruante aktin e fundit që lejonte ekzekutimin me vdekje të procesit të parë ndaj deputetëve, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare jepte mendimin e saj që në këto raste ishte përfundimtar. Bashkëlidhur është letra përkatëse e datës 9 tetor 1947. Po atë ditë nën urdhrat e ministrisë, Presidiumi vendosi refuzimin e faljes së jetës dhe vendimi u ekzekutua të nesërmen.