Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Në përkujtim të kryengritjes së Postribës të 9 shtatorit 1946

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Regjimi detyroi shpërnguljen e 90% të banorëve si dhe u dogji shtëpitë

Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, rreth 250 luftëtarë antikomunistë u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja e tyre u drejtua nga Shkodra, duke sulmuar verilindjen dhe juglindjen e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e Shkodrës, në të cilën u vra një ushtarak komunist dhe u plagos një tjetër. Për shkak të forcave më të pakta, forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet.
Kryengritja u zhvillua këtë moment sepse po zhvillohej në Paris, konferenca e Paqes (29 korrik – 15 tetor 1946). Dy fuqitë botërore, Britani e Madhe dhe SHBA deklaruan këtu se nuk do ta njihnin regjimin komunist të E.Hoxhës. Faktori i brendshëm antikomunist, me ato pak forca që kishte, mendoi se ishte koha të ndërmerrej një lëvizje kundër regjimit. Regjimi shtypi lëvizjen dhe pak javë më vonë preu marrëdhëniet me misionet britanike dhe amerikane në Tiranë, duke organizuar me porosi të Beogradit incidentin e Kanalit të Korfuzit dhe duke inskenuar “sabotazhin” kënetor të Maliqit.
Një prej veprimeve më burracake të regjimit ishte persekutimi vijues i një krahine si dhe djegia e shtëpive të banimit.
Për të mos u zgjatur në një analizë të thellë, duhet nënvizuar fakti se kryengritja e Postribës, synonte të arrinte të njëjtën gjë që shqiptarët arritën në dhjetor 1990. Nëse do arrihej më parë, sigurisht kostoja e rëndë 50-vjeçare nuk do të rëndonte kaq shumë mbi shqiptarët. Respekt për guximtarët dhe martirët e vitit 1946 që e kërkuan ndryshimin shumë më përpara se kur ai erdhi.

Skeda e kryengritjes në pak rreshta

Organizimi ushtarak:
-Hyrja në qytetin e Shkodrës, çlirimi i burgut, marrja e postë-telegrafës, depove të armëve e të jepte sinjalin se Shqipëria nuk e donte komunizmin.

Rrethanat politike:
-Kriza e regjimit komunist në raport me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
-Ditët ku po zhvillohej konferenca e paqes në Paris.

Përfaqëson:
-Qëndresën antikomuniste ndaj regjimit komunist.
-Përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.

Bilanci i të dhënave:
-U arrestuan rreth 200 persona
-U pushkatuan pa gjyq 33 persona
-U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi
-U arratisën: 69 persona
-U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla apo dënime individuale, duke përfshirë edhe implikime.
-Në hetuesi u torturua deri në vdekje me hekur të skuqur në kockë avokati Muzafer Pipa nga Vaskë Koleci.
-Jup Kazazit të vetëvrarë iu shëtit kufoma në popull.
-Të pushkatuarit e procesit kryesor gjyqësor ishin: Cin Serreqi, Bilbil Hajni, Gjergj Volaj, Dulo Kali, Xhelal Hardolli.

Dokumenti bashkëlidhur tregon njërin prej telegrameve të datës 9 shtator 1946 që i dërgohet qendrës, në të cilin bëhet fjalë ndër të tjera edhe për largimin e banorëve nga Postriba për t’i shpëtuar hakmarrjes së shtetit ndaj popullsisë civile si dhe përmendet fakti i djegies së shtëpive nga i ashtuquajturi “pushtet popullor”.