Ku e gjetën komunistët materialin teatror në vitin 1946?

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Kur ishin në pushtet, komunistët mbanin si datë të krijimit të atij që e quanin Teatri Popullor, 24 majin e vitit 1944, sepse këtë kohë na paskësh dhënë shfaqje në kongresin e Përmetit një grup amator. Teatri në të vërtetë ka ekzistuar shumë kohë më përpara. Pa dashur të diskutoj më tej këtë çështje, sot po bëj publike një shkresë që tregon se ku dhe si e gjeti teatri në vitin 1946 materialin teatror. Ministria e Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore me nënshkrimin e zëvendësisht sekretarit të përgjithshëm, Zihni Sako, i kërkonte Kryeministrisë posedimin e bazës materiale të Institutit të Jezuitëve në Shkodër.